Humb gruaja, bashkëshorti denoncon në polici
17/12/2008 U largua para dy ditësh
ELBASAN- Policia e deklaron person në kërkim pas denoncimit të bashkëshortit një 32-vjeçare, e cila është larguar pa thënë gjë në shtëpi. Mimoza Beqiri, 32 vjeç, lindur e banuese në Fushë-Buall të komunës Shushicë në rrethin e Elbasanit është larguar nga shtëpia rreth orës 13.00 të datës 14 dhjetor dhe nuk është kthyer më. Bashkëshorti i saj ka bërë edhe denoncimin në polici, pasi ka pritur më kot kthimin e gruas në shtëpi. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Mimoza Beqiri është shpallur person në kërkim me shkresë ekstra pas kallëzimit që ka bërë bashkëshorti i saj Fatmir Beqiri, 32 vjeç, me banim në fshatin Fushë-Buall. Gruaja kishte familjarët e saj në të njëjtin fshat dhe bashkëshortit nuk i është dashur shumë të kontaktojë me të gjithë dhe të mos gjejë asnjë gjurmë të 32-vjeçares. Edhe pse ka pritur kthimin e saj në shtëpi ka qenë e kotë dhe bashkëshorti është detyruar t’i drejtohet policisë. Në denoncimin e tij, ai nuk ka deklaruar probleme të theksuara me bashkëshorten që mund ta kenë dërguar deri në arratisjen nga shtëpia. Ky muaj është përcaktuar edhe si muaji i personave të larguar e të zhdukur për Elbasanin. 32-vjeçarja është rasti i katërt brenda 15 ditëve të fundit.