Deshtimi final i Modelit Rama
Ne faqen zyrtare te Bashkise Tirane ne balline shkruhet prej 10 vitesh refreniPer nje Tirane te bashkejeteses qytetare per nje Tirane te shanseve te barabartahellipku pushteti te jete i qytetareve dhe qyteti te jete i te gjitheve. Bile sektori i Marredhenieve me Median ne Bashkine e Tiranes kishte bere rezymene e mediave afer se majtes per aq sa ndodhi ne Tirane para dy ditesh.
Keto informacione te shtremberuara dhe slogane te tilla false demonstrojne faktin e pamohueshem se prej nje dekade premtimet e qeverisjes socialiste ne kryeqytet jane te parealizuara. Aq e vertete eshte deshtimi i modelit socialist i kryeqytetit saqe mjafton te kesh nje automjet per ta kuptuar.
Vetiu konstatohet se Tirana eshte nje kryeqytet tejet i percudnuar nga ndertimet pa vend e dhunuar pa kriter me dashje apo pa dashje per te cilat duhet thene me shume se kurre se pergjegjes per kete masaker urbane eshte Edi Rama kryebashkiak qe prej 10 vitesh. I cili perpos lyerjes se pallateve me ylberizem dhe rregullimit te brigjeve te lumit Lana asgje tjeter nuk ka bere per kete qytet. Bile e kunderta ka ndodhur. Ku hapesirat e gjelbra pra publike jane tkurrur po ta marrim per dendesi te popullsise ne favor te aferave okulte me lejet e ndertimit. Bile ka pallate qe ka zene rruge ne Tirane sic eshte ai i pallatit te Kunatit te Dash Pezes.
Afermendsh keto ndertime jashte cdo parametrik urbanistike a plani mitik Francez. Te gjithe po shohin me syte e tyre se ky qytet nuk ka perspektive sepse nuk ofron sherbime primare per qytetaret e saj. Tirana nuk eshte nje qytet model. Aspak Para dy ditesh ne konstatuam kolapsin rrugor qe pesoi Tirana ne tre ore shi te dendur nje kolaps prej trafikut te renduar i cili eshte per rrjedhoje e nje menaxhim te pa pergjegjshem te qytetit nga qeveria vendore. Rruge e rrugica te ngushta krijojne amulli totale ne funksionimin e sherbimin e transportit urban. Patjeter ne mungese te parkingjeve te dheshme apo te nendheshme drejtuesit e automjeteve i lene mjete e tyre ne rresht te dyte dhe nga nje here ne rresht te trete. Policia Bashkiake ne vend qe te kontrolloje akset kryesore te qytetit merren me gjobe-venie kundrejt biznesit te vogel pasi eshte zbuluar se takse mbledhja e Bashkise Tirane ka nje humbje prej 30 milione euro ne buxhetin e saj.
Padyshim ajo qe pame para dy ditesh ne kryeqytet ishte vecse nje variant akut i saj cka ndodh perdite me trafikun ne Tirane. Qytetaret e Tiranes kane kohe qe po vuajne pasojat e keq-menaxhimit te qytetit dhe te trafikut rrugor ne qytet. Ky eshte cmimi qe qytetaret e Tiranes paguajne prej arrogances papergjegjshmerise dhe mungeses se kryebashkaikut ne pune. Qekurse Edi Rama eshte zgjedhur ne krye te PS-se gjerat ne Tirane ka degraduar pasi vemendja e perqendruar vec ne deshirat prej lepuri te kryebashkiakut. Dhe asgje tjeter. Aludimet per orkestrime te pilotuara nga kryeministri Berisha apo Ministri i Brendshem Basha jo vetem qe jane qesharake por krejtesisht ne huline politike qe sbejne asgje tjeter vecse riprodhojne nje sharlatanizem te neveritshem.
Pertej politikes ditore Tirana vuan papergjegjshmeri bashkiake pasi hapja e punimeve pa siguruar alternativa per trafikun sic eshte rasti i qendres se Tiranes apo rindertimi i Ures te pallati me shigjeta. Shkaqe te tjera jane sistematik si per shembull mungesa e sinjalistikes lenia pas dore per vite me radhe e infrastruktures se nendheshme e shume e shume te tjera. Dhe nese kerkohet shkaqe te tjera si per shembull ate qe tha krye-bashkiaku ne mungese Rama me 12 tetor ne tryezen qe Bashkia e Tiranes dhe Universiteti Politeknik i Tiranes ne bashkepunim me shoqatat tha se fajin per trafikun e kane qytetaret dhe shoferet ose ate qe tha para dy dites per orkestrime jane vecse aludime per te krijuar nje alibi te radhes ku synohet nje tjeter manipulim mendjesh e zemrash nje tjeter forme per bere lsquokroniken e nje humbjeje te paralajmeruar e me pas per ta justifikuar ate.