Rome-Stamboll shije te njejta
Mu desh te qendroja dy dite ne kryeqytetin italian Rome per te marre pjese ne Forumin VII te Dialogut Itali-Turqi. Ky eshte nje nga takimet per te cilin eshte shkruar me pak ne faqet e shtypit. Per te qene i ndershem me lexuesin me pare nuk kisha degjuar per nje takim te tille. Pjesemarresit e pales turke i perkisnin SAM-itQendra per Kerkime Strategjike e Ministrise se Puneve te jashtme dhe per here te pare ne kete takim moren pjese edhe anetare te Instanbul Policy Center te Universitetit Sabanci ku une punoj. Synimi i ketij Forumi eshte diskutimi i ceshtjeve qe ngjallin interes per te dyja vendet e duke vepruar ne menyre te tille arrihet mbajtja e marredhenieve ne nivelin me te mire krahasuar per dekada te tera. Italia eshte nje nga vendet anetare te BE-se qe ka mbeshtetur gjithmone pa rezerva hyrjen e Turqise ne BE. Ne fakt hyrja e Turqise ne BE nuk perben aspak problem per politikanet italiane.
Te gjitha partite kryesore ne vend bien ne nje mendje se do te ishte mire qe Turqia ti bashkohej BE-se. Shumica e politikaneve vendas jane te vetedijshem se marredheniet tregtare mes dy vendeve jane te forta dhe si partite e qendres se majte ashtu edhe ato te qendres se djathte i pergjigjen pozitivisht thirrjes se Uashingtonit per perfshirjen e Turqise ne gjirin e kontinentit. Po ti shtosh ketu edhe solidaritetin e vagullt mesdhetar dhe ndjesite italiane se zgjerimi i BE-se ne veri dhe lindje duhet kompensuar permes fuqizimit te kontinentit edhe ne jugun e tij do te ishte e mjaftueshem qe gjithkush te kuptonte se ne cklime zhvillohen bisedat e Forumit. Kur vene kembe ne Itali diplomateve turq nuk u lind nevoja te bindin skeptiket. Akademiket turq dhe think-tankers-at takuan homologet italiane takohen nje here ne vit per te ruajtur marredheniet miqesore. Ata rrahin mendimet e tyre per shembull per perparesite e rritjes se nivelit te bashkepunimit mes dy vendeve ne lidhje me energjine e rinovueshme dhe teknologjine e informacionit. Kjo ishte gjithcka ndodhi ne diten e pare te Forum-it ku me pas u mbajt nje raport per dobite e gershetimet te perpjekjeve te te dyja vendeve ne perftimin e perdorimit te burimeve te energjise se qendrueshme.
Ishte mjaft interesant fakti se ata qe moren fjalen ne Forum vinin theksin te tejkalimet e kryera ndaj problemeve dhe ngerceve te se shkuares qe gjejne vend edhe ne Progres-Raportin vjetor te Komisionit Evropian per Turqine i cili eshte publikuar ditet e fundit. Turqia ka vene ne zbatim nje legjislacion te permiresuar ne te drejten e prones intelektuale si dhe ka permiresuar transparencen ne politikat e prokurimeve publike qe do te thote se qeveria duhet ti jape shpjegime te hollesishme publikut per vendimet qe merr ne lidhje me kompanite kontraktuese te ndertimit te rrugeve apo edhe projekteve te tjera te rendesishme. Debati ishte i dobishem sidomos per ata qe nuk jane turq si puna ime ishte terheqese te vereje se si ekspertet italiane dhe turq perpiqeshin te gjenin gjuhen e perbashket si ne planin intelektual ashtu edhe ne rrafshin tregtar. Gjithsesi ndjesia me e embel per te gjithe pjesemarresit e ketij forumi ishte kur zbuluam faktin se darka ishte pergatitur nga dy kryekuzhinere me fame te te dyja vendeve qe ishin perpjekur te gjenin ngjashmerite mes kuzhines italiane dhe asaj turke duke e deshmuar ne menune qe na u servir. Nderkohe qe po shkruaj keto rreshta marredheniet politike dhe ekonomike mes Turqise dhe Italise jane ne diskutim e siper ku ende te dy ministrat e jashtem te vendeve perkatese nuk kane dhene konkluzionet e tyre permbyllese. Me shume gjasa ata do te deshmojne marredheniet e mira mes dy vendeve dhe mes dy kryeministrave respektive. Le te sjellim ndermend dasmen e djalit te Erdoganit ne vitin 2003 ku Silvio Berlusconi dukej si njeriu i shtepise.
E kujtoj shpesh lidhjen e afert Berlusconi-Erdogan per me teper cdo here qe ndesh ne shtyp skandale ku perfshihen droga e prostitucioni. Normalisht edhe miku i tij Erdogani nuk besoj se ndihet mire kur has lajme te tilla per Berlusconin. Pavaresisht pikave te vecanta qe ata kane te dy kryeministrat jane te vetedijshem per rolin e fuqishem qe luan media dhe gjej rastin te theksoj edhe rendesine qe kane vlerat tradicionale familjare. Te dy kryeministrat me prejardhje familjare jo te pasur admirohen nga turqit dhe italianet e zakonshem per pushtetin dhe parane qe kane shtene ne dore. Kjo shpjegon edhe suksesin e tyre ne politike. A do ta hedhe pas shpine Berlusconi menyren e jetes dhe moralin e shthurur kjo mbetet per tu pare.Por edhe nese Berlusconi vazhdon me kete menyre jetese marredheniet italo-turke nuk vuajne ngaqe ato mbeshteten ne shijet e perbashketa dhe qe nuk nderrohen aq kollaj.