Bujqesia dhe televizioni publik
Ka ardhur koha ... per te thene e per te cilen nuk ka dyshim se RTSH realisht ka mbetur mbrapa zhvillimit te bujqesise gjate koheve te fundit te pakten ne vitet qe vendi vazhdon te qeveriset nga koalicioni i Partise Demokratike me LSI.
E per kete ka disa argumente te cilet vertetojne se bujqesia shqiptare ne zhvillimet e fundit pozitive ne vend ka nje shpejtesi levizjeje me te madhe sesa ajo e televizionit publik Natyrisht qe edhe vete RTSH ndonese me shume veshtiresi gjithsesi ka ndryshuar menyren e te konceptuarit te menaxhimit te tij ne kushtet e drejtimit te vendit nga nje mazhorance tjeter politike. E kjo besoj se eshte detyre e televizionit publik i cili ndryshe nga televizionet private ka te drejten ekskluzive te pasqyroje ne menyre te vazhdueshme rezultatet e qeverisjes ne te gjithe aspektet e zhvillimit politiko - ekonomik te vendit. Gjithashtu besoj se kjo vjen edhe per faktin e thjeshte se cdo qeveri per aq kohe sa eshte ne pushtet ka mbeshtetjen e shumices se popullit i cili paguan edhe taksen per financimin e medias publike.
Po cilet jane disa nga argumentet
Argumenti demografik/Numri i madh i popullsise qe edhe per disa kohe do te vazhdoje te jetoje e te punoje ne fshat. Nga te dhenat operative te levizjes se popullsise llogaritet qe sot ne fshat jetojne rreth 1.6 milion banore te cilet kuptohet qe kane aktivitet jetesor te larmishem midis te cilave edhe nje pjese jo e vogel e jetes social - kulturore qe lidhet kryesisht me median televizive ku ajo e shikuar ze perqindjen me te madhe.
Argumenti ekonomik/Ne fakt une nuk e kam idene se si planifikohet puna e Televizionit lidhur me sektoret e ekonomise kombetare dhe kohen e tyre ne TV. Nuk e di nese ka ose jo nje planifikim te pasqyrimit te aktivitetit te tyre mbi bazen e sasise se te ardhurave qe ata japin ne shumen e ekonomise kombetare. E ne qofte se kjo nuk behet ne kete forme pa dashur te marr flamurin apo rolin e te zgjuarit ne kete proces do te propozoja qe te pakten per sektorin e Bujqesise Keshilli drejtues dhe Drejtoria e Pergjithshme e RTSH te planifikojne me shume fonde dhe kohe teleshikuese per programet televizive per pasqyrimin e arritjeve te ketij sektori te rendesishem te ekonomise tone.
Sa per dijeni te publikut e per te mbeshtetur argumentin ne fjale mund te themi se bujqesia shqiptare vitin e fundit realizon me teper se 21-23 te GDP ne shkalle vendi. E ne kete kuptim ne nuk pretendojme qe te marrim po kaq te kohes se programeve radio - televizive por te pakten aq sa qeveria shqiptare ka parashikuar te jape para nga buxheti i shtetit ne cdo fillim viti per bujqesine.
Argumenti shoqeror/Ky argument ka te beje me nevojat qe ka vete popullsia fshatare per te pare e degjuar sa me shume emisione te karakterit rural te cilat nuk kane lidhje vetem me prodhimin bujqesor e blegtoral por edhe me edukimin e formimin social e tekniko - shkencor ne vecanti te brezit te ri. Ky i fundit i cili perben mbi 70 te popullsise se emigruar nga vendi lipset qe te edukohet me te gjitha menyrat e mundshme perfshire edhe ato televizive qe te mos largohet nga vendi per dy arsye te thjeshta se pari sepse duhet te trashegoje pronen bujqesore e cila njekohesisht eshte edhe prone kombetare dhe se dyti sepse fuqia e afte per pune ne bujqesi ka tendenca te theksuara drejt plakjes fenomen i cili gjithsesi do te marre mjaft kohe per te rimarre vlera pozitive.
Hapesire e gjelber/Eumlshte i vetmi program serioz i planifikuar dhe me se i mirepritur nga teleshikuesit ne fshat e ne hapesirat mbareshqiptare ne sferen e programeve televizive bujqesore. Ky program eshte drejtuar me shume halle e me shume lufte por me shume dinjitet nga gazetari Marash Mirashi me mjaft vullnet perkushtim e me vlera te larta profesionale dhe artistike. Kjo lufte behej ne nje kohe teper te veshtire per bujqesine tone kohe ne te cilen ajo tentohej te mbytej nga lufta e ashper e pa moral e monopoleve gjate viteve kur vendi qeverisej nga e majta atdhetare dhe internacionaliste. Ato emisione te perjavshme ishin e vetmja dritare prej nga fermeret dhe specialistet e bujqesise shikonin me mall ndonje arritje tek - tuk pozitive te guximtareve qendrestare te atyre qe ne kushtet e trysnise se madhe te produkteve te importit arriten te mbanin te gjalle shpirtin shqiptar te prodhimit bujqesor vendas.
Argumenti i zhvillimit/Arritjet pozitive te prodhimit bujqesor gjate ketyre viteve per mendimin tim jane te shkelqyera ne raport me disa vite me pare. Prodhimi bujqesor vendas ne periudhen prill - nentor vazhdon ta dominoje tregun e vendit me mjaft dinjitet ndaj atij te importit. Edhe pse jo rrallehere media e majte ankohet per cmime te larta kjo vetem se i ka bere mire prodhuesit dhe vete konsumatorit me prirjen e tij te forcuar mjaft kesisoj ndaj shijes se prodhimeve te fresketa e tradicionale te vendit. Ne kete fryme duket se bujqesia e ka fituar me forcen e saj te drejten qytetare per te pasur me shume hapesire mediatike se ajo e dhene deri me sot ndoshta edhe ne menyre te pavullnetshme nga drejtuesit politike te medias ne vite. Nje gjendje e tille e shendoshjes se bujqesise kuptohet se kerkon qe te merret seriozisht pasi vetem emisioni Hapesire e Blerte e ndonje kronike televizive qe vjen nga Ministria e Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit nuk mjafton .
Argumenti politik/Ka nje tregues mjaft pozitiv i cili ne kete rast nuk duhet te konsiderohet ne ngjyra politike por qe ne fund te fundit te con tek ky argument. Ne votimet e fundit per zgjedhjet parlamentare Partia Demokratike ne fakt fitoi me shume vota se PS ne zonat rurale gje e cila tregon se politikat e saj te deritanishme te zhvilluara ne adrese te popullsise fshatare kane qene pa pike dyshimi me shume efektive krahasuar me qeverite paraardhese. Ne kete kuptim per sa kam shkruar mendoj se RTSH nuk duket te kete me dyshime ndaj bujqesise per te vazhduar trajtimin e saj si deri me sot me syrin e njerkes a thua se ajo nuk eshte shqiptare. Gjykoj se tashme ka ardhur koha qe kjo gje duhet realizuar ne baze te nje projekti te mire studiuar te marre persiper me shume seriozitet per mbeshtetjen sa me te gjere te saj ne cdo aspekt sepse Shqiperia nuk ka rruge tjeter zhvillimi vecse atij te agro-turizmit si nje vend me resurse te medha ne fushen e zhvillimit rural ne pergjithesi.