Domenech sulmon ‘budallenjtë” e Francës

Franca turpëroi gjithë shtetin duke u eliminuar nga faza e grupeve dhe atë mes problemeve të brendshme dhe grevës për t’u stërvitur pas përjashtimit të sulmuesit Nicolas Anelka, i cili kishte fyer Domenechin dhe u dërgua në shtëpi. Aventura gjashtëvjeçare e Domenechut në krye të Trekolorëve përfundoi pas Botërorit 2010.
Në librin e titulluar Tout Seul (krejt i vetmuar), Domenech rezervoi kritika të ashpra për ekipin e posaçërisht treshen Franck Ribery, Anelka dhe Thierry Henry.
“Nuk mund të dëgjoja të gjithë duke dhënë këshillat e tyre. Desha të isha i sëmurë, të qaja dhe të largohesha. Ekipi e turpëroi veten, por edhe gjithë shtetin. U desh të largohesha, nuk mund të isha ende i interesuar për një grup të budallenjve”, u shpreh Domenech në librin e tij të shkruar në formë ditari. “Nuk kisha më energji brenda meje. Nuk më pëlqenin më. Isha ngopur me ta”, shtoi ai.