Domenek 800 mijë euro shpërblim për kualifikimin
Trajneri i Francës Rajmond Domenek është shpërblyer nga federata e tij pas kualifikimit për në botërorin 2010. Tekniku i kombëtares franceze, e cila u kualifikua falë një goli të parregullt në play-off me Irlandën ka marrë 826 mijë euro, pavaresisht se në Francë është një njeri shumë. Një shifër të tillë nuk e ka marrë as Marçelo Lipi kur ngriti Kupën e Botës në Berlin, pikërisht pas fitores ndaj Francës. Nga ana tjetër, federata franceze pohon se shpërblimi për çdo lojtar është 536 mijë euro, ndërsa Domenech ka përfituar edhe rreth 300 mijë euro nga sponsorat. Kur gazetat publikuan shifrat e shpërblimit pas barazimit me Irlandën, Domenek reagoi menjëherë duke thënë se ato ishin shifra të sajuara, larg realitetit. Nuk u desh shumë për t’u vërtetuar e kundërta.