Kualifikohen Inter e Barça humb sërish Liverpuli
Inter ka arritur mes drithërimash kualifikimin për në 1/8 e finaleve të Kupës së Kampioneve pasi mundi mbrëmjen e djeshme Kampionët e Rusisë së Rubin Kazan. Këta të fundit me humbjen e mbrëmshme arritën gjithsesi që të vazhdojnë aventurën e tyre në Europa League, kjo edhe falë fitores së Barcelonës ndaj Dinamos së Kievit. Ndërkohë në Grupin E me Fiorentinën dhe Lionin të kualifikuar dhe Liverpulin në vendin e tretë luhej vetëm për prestigj. Tjetër gjë në grupin G ku Shtutgarti falë fitores ndaj modestëve rumunë të Unirea Uzirceni arritën që të kualifikohen për në fazën tjetër. Ndërsa këta të fundit do të vazhdojnë aventurën e tyre në Europa League. Po në këtë kompeticion do të luajë edhe Standarti pasi barazoi dje në fushën e tij me AZ Alkmarin. Nga ky grup u kualifikuan Olimpiakos dhe Arsenal.