Juve, Sissoko “paguan” rrogat e Diego dhe Melo
Një ditë pas humbjes dramatike 1-4, në ambientet e Juventusit kane nisur të bëhen llogaritë edhe për humbjet financiare që do shkaktojë eleminimi. Diego dhe Melo, dy brazilianët që erdhën me shumë bujë në Torino për rreth 50 milionë euro, tashmë janë vënë në dyshim pasi nuk kanë treguar asgjë nga ato që kanë bërë në të shkuarën. Për të siguruar pagat e tyre të majme, i sakrifikuari mund të jetë mesfushori Sisoko që kërkohet pikërisht nga Bajern. Ish-lojtari i Liverpulit, i blerë për 11 milionë euro, mund të largohet për vetëm 9 milionë euro në muajin qershor. Përsa i përket Melo-s, braziliani nuk ka arritur të tregojë veten në momentet e veshtira të skuadrës dhe kjo e vë në dyshim për të ardhmen.