Borxhi jonë ndaj biznesit
Arben MALAJ
Askush nuk mund ta mohojë rolin vendimtar të biznesit në sfidat e çdo vendi. Aq më pak mund ta mohojë këtë një maxhorancë që pretendon qeveri të vogël. Një analizë nëpër disa momente të tranzicionit tonë tregon vështirësitë e biznesit shqiptar dhe detyrimin e politikës për të lehtësuar dhe nxitur zhvillimin e tij. Më konkretisht:
Fillimi ‘92. Biznesi shqiptar ndoshta ka pasur fillimin më të vështirë. Ndalimi dhe penalizimi i pronës private dhe aktivitetit privat në Shqipëri ka qenë më represive se vendet e tjera të Lindjes. Fillimi i ekonomisë së tregut ishte pa eksperiencë, pa një klasë menaxherësh, me humbje të tregjeve tradicionale, pa sistem bankar dhe pa treg kapitalesh. Ne e nisëm tranzicionin tonë kur të ardhurat për frymë ishin rreth 200 dollarë në vit.
Privatizimet. Biznesi shqiptar për shume faktorë ishte në garë të disfavorshme në procesin e privatizimit. Biznesmenët tanë ndjeheshin në një garë të pabarabartë në privatizim edhe për shkak të mungesës së teknologjive konkurruese, tregjeve potenciale dhe të kapitaleve. Shuma nga ata që privatizuan s’kishin ekspertizë dhe kapitale dhe nuk i vunë dot në efeciencë këto prona. Efekti social i privatizimit ishte spontan dhe i vonuar.
Kriza e vitit 97. Në atë periudhe biznesi ishte në lindje, akoma i dobët dhe i pakonsoliduar, që u godit rëndë nga kriza ekonomike dhe politike e vitit 1997. Një shtet i dobët që nuk mund t’i mbronte bizneset, një shtet financiarisht akoma më i dobët për të kompensuar apo për t’i ndihmuar që të rimëkëmbeshin shpejt. Humbjet dhe kostot e kësaj krize u përballuan nga vetë biznesi.
Tregu i kapitaleve. Çdo biznes ka katër mundësi teorike për t’u rritur. Kapitalin personal, riinvestimin e fitimeve, kredinë dhe bursën - tregun e kapitaleve. Sfida e biznesit tonë ka qenë e vështirë, burime të kufizuara kapitali personal, kredi që mungon apo që është me kosto të rëndë dhe bursa që nuk ekziston.
Shkalla e lartë e informalitetit. Kjo ka qenë një vështirësi e madhe e bizneseve që kërkonin të respektonin ligjet e vendit të tyre. Niveli i lartë i informalitetit ka qenë një konkurrent abuzues ndaj tyre. Disa biznese i ka dëmtuar, duke i nxjerrë nga tregu dhe disa duke i detyruar t’i përshtaten informalitetit si element mbijetese. Në këtë rast paraja gri, paraja e evazionit fiskal, ndoshta ka prekur jo pak biznese në vendit tonë. Për këtë kërkohet një zgjidhje bazuar edhe në eksperiencat e vendeve të tjera. Paraja gri dhe paraja e zezë dallohen nga burimi krijimit. Strategjitë kundër tyre janë qartësisht të dallueshme, për paranë gri duhet lehtësuar formalizimi i saj. Për paranë e zezë kërkohet luftë nëpërmjet institucioneve për të reduktuar dhe zhdukur rrënjët e saj.
Shkalla e korrupsionit. Niveli i lartë i korrupsionit është një kosto shtesë dhe kosto e rëndë për biznesin e vendit tonë. Sërish disa prej tyre janë dëmtuar rëndë dhe disa prej tyre janë detyruar të përshtaten. Në këtë rast dështimi është i shtetit, pasojat i kanë paguar bizneset, qoftë duke qenë te detyruar të përfshihen në marrëveshje mbijetese korruptive.
Kapja e shtetit. Një fenomen që është bërë kritik, vitet e fundit është kapja e biznesit nga shteti. Qeveria ka përzgjedhur dhe u ka ofruar pa garancitë e nevojshme teknologjike dhe financiare, burime të rëndësishme të pasurive natyrore vetëm bizneseve të preferuara.
Administrata publike. Mungesa e profesionalizmit, keqpërdorimi i tyre partiakë, shkalla e lartë e korrupsionit kanë efektin e tyre negative mbi biznesin. Reformat për përmirësimin e ambientit të biznesit pa një administratë profesionale vonojnë, deformojnë ose reduktojnë efektet e pritshme.
Kriza globale. Biznesi i vendit tonë ka ndjerë jo pak efektet negative të krizës globale. Ndërsa qeveria rriti borxhin e saj për të investuar në ekonomi, biznesi ndjeu rënien e tregjeve, ndjeu kufizimet për kredie. Asnjë paketë antikrizë nga ana e qeverisë. Biznesi u braktis në kohët e vështira të kësaj krizë, borxhet e këqija u rritën, kreditë e pa kthyera po rriten, penalitetet qeveritare ndaj biznesit po rriten.
Tregjet e reja. Nuk mund të kemi rritje të biznesit tonë pa rritur tregjet e tyre. Biznesi i vendit tonë nuk ndjen asnjë vëmendje dhe asnjë mbështetje konkrete nga qeveria e vendit të tij për t’u zgjeruar në tregje të reja. Qeveria nuk mund t’ju afrojë tregje, por mund t’iu lehtësoj çdo pengesë që mund t’u konstatohet në projektet e tyre në vende të ndryshme. Qeveria duhet t’i nxisë dhe stimulojë që të rriten, mund t’u lehtësojë bashkëpunimin, mund t’u sigurojë eksportet etj.
Mosstabiliteti politik. Sikur të mos mjaftonin këto disavantazhe të trashëguara apo vështirësi specifikë të biznesit të vendit tonë, ai rrezikohet të paguajë një kosto të re, koston e tensioneve politikë. Kjo kosto mund të jetë e shumanshme. Ato mund të vij nga risqet në rritje për bizneset, mund të vij nga hezitimi për të konsumuar dhe investuar, mund të vij nga hezitimi i institucioneve bankare dhe financiarë, mund të vij nga përkeqësimi i riskut politikë në vend.
Biznesi shqiptar ka problematikën e tij, biznesi shqiptar ka vështirësitë e tij të rritjes në një vend me institucione të dobëta. Borxhi jonë ndaj biznesit është që me politikat tona ekonomikë ta lehtësojmë dhe nxisim rritjen e tij, që sjell më shumë punësim, më shumë të ardhura buxhetore, më shumë teknologji moderne dhe që e bëjnë zhvillimin e vendit më të qëndrueshëm, edhe politikisht.