E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pilotët e F1 kërcënojnë me grevë

Gara e 6 korrikut në Silvestoun të Anglisë është në rrezik. Pilotët e Formula 1 kërcënojnë me grevë. Superlicencat e pilotëve kushtojnë shumë, dhe, sipas asaj që raporton revista gjermane "Auto, Motor e Sport", cirkuiti anglez duhet të bëjë llogaritë, pasi dhe gara mund të dështojë.
Sipas revistës gjermane kostoja minimale që duhet të paguajë një pilot për të marrë super-licenn për sezonin 2008 është ngritur nga 1500 në 10 mijë euro. Kaq kanë paguar Kazuki Nakajima, Nelson Piquet Jr., Sebastien Bourdais, Timo Glock, Rubens Barikelo e Antoni Davidson.
Cdo pilot paguan 2000 euro për cdo pikë të fituar në sezonin 2007. Kampioni i botës në fuqi, Kimi Raikonen, ka paguar 230 mijë euro për të marrë licencën, Fernando Alonso e Luis Hamilton nga 230 mijë dhe Felipe Masa, 198 mijë euro. Polaku Robert Kubika, lideri aktual i Formula 1 ka paguar 88 mijë euro.
FIA, Federata Ndërkombëtare e Automobilave ka pohuar se paratë do të shpenzohen për programet që lidhen me sigurinë, por kjo nuk i ka bindur pilotët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›