E Shtunë, 31 Tetor 2026

Domi, nusja siç shfaqej në sytë e vjehrrës



E ëma e Seldit ishte ajo që e mori me shumë qejf lidhjen e Seldit me Domin, pasi siç e kishte pohuar vazhdimisht në intervistat e saj, krijoi afeksion me vajzën nga Vlora që kur ajo ishte brenda shtëpisë. I pëlqeu kjo lidhje dhe bëri të pamundurën që ta përkrahte dhe mbështeste, edhe pse Domi, dy vite më e madhe nga Seldi, në fillim bëri vajzën e vështirë. Por në bisedë ajo thotë se në fakt “është zhgënjyer shumë nga ajo dhe këtë gjë që bëri nuk e kishte pritur kurrë”. “Në fillim, - tregon ajo, - ata ishin çifti i dashuruar dhe ndaj ndjehesha jashtë mase e lumtur kur i shihja dhe shkoja në shtëpinë ku jetonin bashkë”. Por nuk vonoi dhe lidhja pësoi krisje, ata filluan të grindeshin shumë me njëri-tjetrin shpesh pa ndonjë shkak. Ajo çfarë mamaja e Seldit kishte kuptuar në zënkat e tyre ishte se ajo kërkonte të dominonte ndaj djalit të saj. “Konflikti lindi sidomos pas publikimit të klipit të ri të Seldit dhe nuk mund ta arsyetoj pse”, tregon ajo. “Domi kishte ambicie për karrierë dhe nuk e di nëse ftesat e shumta që Seldi merrte në koncerte e kanë bërë xheloze. Gjithsesi unë Domin nuk dua ta hedh poshtë, pasi gjithmonë kam menduar se femra është e brishtë dhe ka nevojë për mbrojtje, por më vjen keq që ajo arriti në këtë pikë”, është shprehur mamaja e Seldit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›