Basha kerkon mobilizim te plote nga kreret e policise

Ministri i Brendshem vlereson punen e policise. Takimi vjen dy dite pas demonstrates se dhunshme
Dy dite pas demonstrates se dhunshme ne kryeqytet ministri i Brendshem Lulzim Basha u ka kerkuar krereve te policise mobilizim te plote per garantimin e rendit dhe qetesise publike ne vend. Takimi eshte mbajtur nje dite me pare ne mjediset e Ministrise se Brendshme ku ministri Basha ka therritur ne nje takim pune te gjithe drejtoret e policive te qarqeve ne vend. Lajmi eshte konfirmuar nga te dhena zyrtare kesaj ministrie sipas te cilave mesohet se numri nje i Ministrise se Brendshme ka vleresuar punen e deritanishme te Policise se Shtetit per ruajtjen e rendit dhe qetesise publike. Ne takimin qe vjen dy dite fill pas demonstrates se 21 janarit mesohet te jete diskutuar edhe per ngjarjen me te fundit ne kryeqytet qe degjeneroi me akte dhune dhe viktima ne njerez.
Ne lidhje me demonstraten dhe punen e bere nga efektivet e policise per ruajtjen e rendit dhe qetesise publike keta te fundit jane inkurajuar dhe pergezuar nga eproret e tyre fill pas ngjarjes. Keshtu gjate fjales se tij ne mjediset e Spitalit Ushtarak mbremjen e 21 janarit ministri Basha ka falenderuar gjithashtu Policine e Shtetit per punen e saj heroike qe sipas tij u perball me kontingjente profesioniste te krimit. Ndersa do te theksonte se Policia e Shtetit do te mbroje rendin dhe situaten normale ne vend.
Po keshtu Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit do te deklaronte po ate nate se gjate gjithe kesaj kohe Policia e Shtetit ka ruajtur gjakftohtesine dhe vetepermbajtjen e ka vepruar me profesionalizem ne zbatim te ligjit duke iu shmangur cdo provokimi te bere. Sipas saj bazuar ne kerkesen e subjektit Partia Socialiste Policia e Shtetit mori te gjitha masat e nevojshme per garantimin e zhvillimit normal te tubimit dhe per sigurimin e rendit e qetesise publike.
Nderkohe qe me nje me propozim te Kryeministrit te vendit z. Sali Berisha Keshilli i Ministrave vendosi te shperblente dy dite me pare te gjithe punonjesit e Policise se Shtetit dhe Gardes se Republikes te cilet moren pjese ne mbrojtje te institucioneve te vendit me 1 page suplementare dhe punonjesit e plagosur te Policise se Shtetit dhe Gardes se Republikes me 4 paga suplementare.
Shperblimi i qeverise per punonjesit e policise dhe gardistet erdhi per shkak te kurajes dhe durimit te treguar nga ana e ketyre personave perballe sulmeve me sende te forta gure dhe bomba Molotov nga ana e demonstruesve te dhunshem.
Qysh ne fillim te demonstrates policia u gjend perballe sulmit te protestuesve te cilet ishin pergatitur per te qelluar uniformat blu qe ishin bere kordon perpara Kryeministrise. Mjetet e perdoruara kunder policise ishin nga me te ndryshmet dhe si te mos mjaftonin ato qe kishin marre me vete demonstruesit e dhunshem nisen te shkulnin edhe pllakat e trotuareve dhe ti hidhnin ne drejtim te policise.