E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dominik Shtraus Kahn do lirohet nga akuzat

Ish-kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Kahn, do të lirohet nga akuzat për ngacmim seksual. Prokurori i cështjes në Manhatan Sirjus Ven ka arritur në përfundim se akuzat nuk mund të provohen vetëm me dyshime të arsyeshme dhe në mungesë të provave.

Ai i ka kërkuar sot gjykatës gjatë një seance dëgjimore arkivimin e çështjes dhe lirimin e ish kreut të FMN-së nga akuzat.

Ndërsa avokati i kamarieres që akuzoi ish kreun e FMN-së , tha se prokuroria i ka mohuar kësaj gruaje mundësinë për drejtësi morale dhe materiale. Në maj të këtij viti, Shtraus Kahn, u padit nga një kamariere një hoteli në Nju Jork për sulm seksual por  tani ai mund të kthehet brenda 24 orësh në France.

Ndërkohë pritet të rrëzohen së shpejti edhe akuzat për ish-kreun e FMN-së edhe në Francë, ku ai u denoncua nga shkrimtarja 32 vjeçare, Tristane Banon, për një episod të ngjashëm me këtë në vitin 2003.

Sipas të përditshmes “Le Figaro”, prokuroria e Parisit pritet të lirojë nga akuzat ish kreun e FMN-së, pasi prokuroria është bindur se nuk ka mundësi për të vërtetuar dhunën seksuale.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›