E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haiti rrezikohet nga uragani Irene

Ende pa e marrë veten nga tërmeti i tmerrshëm i 12 janarit të vitit të shkuar i shkaktuar nga shpyllëzimi në malet lindore në Port-Au-Prince dhe nga uraganët që goditën rajonin në vitin 2008, Haiti kërcënohet nga një uragan i ri. Brigjet e Porto Rikos, Republikës Domenikane dhe Haitit në Amerikën Qendrore, kërcënohen nga uragani Irene.
Në të tri vendet është ndezur alarmi i kuq, ndërsa uragani Irene klasifikohet i kategorisë së 2-të për nga rrezikshmëria. Lajmin e bëri publik qendra kombëtare amerikane për uraganet Nhc, në Majami.Uragani Irene i krijuar të shtunën e shkuar në ishujt Karaibe u shfaq mesnatën e të hënës 210 km në lindje të Puerto Plata-s në Republikën Domenikane me erëra të fuqishme që fryjnë me shpejtësi 160 km në orë. Sipas qendrës së uraganeve në Majami të SHBA-ve Uragani Irene parashikohet të forcohet edhe më tej dhe të arrijë kategorinë 3 të rrezikut gjatë të martës. Edhe Kuba po përgatitet tashmë për të përballuar të parin uragan për këtë vit, uraganin Irene, i cili mendohet se do të godasë vendin të martën. Sipas ekspertëve të meteorologjisë në bregdetin e Karaibeve, Irene transformohet në uragan mbi Porto Rico.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›