E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, garë për naftën

Kryengritësit libianë paralajmëruan se kur do të konsolidohet pushteti në vend, në garë për naftën libiane do të jenë Italia, Franca dhe Britania e Madhe, ndërsa vendet të cilat nuk do të përfillen do të jenë Brazili, Kina dhe Rusia, vende të cilat ishin posaçërisht të përmbajtura gjatë përleshjeve në Libi.

Përfaqësuesi i Ministrisë kineze të Tregtisë, Ven Xhonliang deklaroi në Pekin se investimet kineze në Libi vlerësohen në 18 miliardë dollarë dhe se janë të rrezikuara në këtë vend, por që shpreson se bashkëpunimi do të vazhdojë, pasi sërish do të vendoset stabiliteti në vend.

Kryetari i lidhjes afariste ruso-libiane, Aram Shegunc tha se kompanive ruse të naftës nuk do t`u lejohet ta ripërtërijnë prodhimtarinë në Libi, në qoftë se kryengritësit dhe NATO rrëzojnë regjimin e Moamer Gadafit.

Njëkohësisht kompania italiane Eni dërgoi ekip të teknikëve në lindje të Libisë, me qëllim që sa më shpejtë që është e mundur të rindërtojë instalimet e naftës, duke e shënuar me këtë garën për naftë, në të cilën pozicion udhëheqës ka Italia.

Përveç kompanive italiane marrëveshje me Gadafin kishin edhe kompania britanike BP, francezja Total dhe austriakja OMV, si dhe disa kompani amerikane, por sukseset ushtarake të kryengritësve i sollën në pikëpyetje këto marrëveshje.

Libia para luftës prodhonte rreth 1.6 milionë fuqi naftë të papërpunuar në ditë, që është gati dy për qind nga prodhimi botëror.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›