Dominojnë barazimet në mbrëmjen e Ligës së Kampioneve
Liga e Kampioneve është rikthyer mbrëmë me katër takime për 1/8-at e finaleve. Ajo që bie në sy në ndeshjet e mbrëmshme ështe dominimi i barazimeve.
Interi arriti të mbante me vështirësi një barazim të bardhë 0-0 me Mançester Junaited në “San Siro”. Në dukje nje rezultat jo i mirë për italianët, por, në ndeshjen e kthimit në Mançester atyre do t’u mjaftonte edhe një barazim me gola për të kaluar në turin tjetër.
Barcelona e përfundoi ndeshjen e parë kundër Lionit në transfertë 1-1. Spanjollët u kapën “gafil” nga francezët, të cilët ishin të parët që kaluan në avantazh. Zhuninjo i la të shtangur të gjithë me një gol të “llahtarshëm” nga një goditje dënimi në minutën e 7-të. Barcelona do ta gjente barazimin vetëm në pjesën e dytë me Henrinë.
Fituesit e vetëm të mbrëmjes së kaluar ishin anglezët e Arsenalit, të cilët arritën të mposhtin Romën me rezultatin minimal 1-0. Megjithë fitoren e Arsenalit, takimi i kthimit në Romë mbetet i hapur.
Takimi më me shumë gola i mbrëmjes ishte ai mes Atletikos së Madrdit dhe Portos, i cili përfundoi në barazim 2-2. Atletiko kaloi fillimisht në avantazh me Maksi Rodrigezin në minutën e 3-të. Lisandro Lopez do të barazonte në minutëne 22-të. Spanjollët do të shënonin përsëri në fund të pjesës së parë me anë të Diego Forlanit. Barazimin përfundimtar do ta vendoste përsëri Lisandro Lopez në minutën e 72-të.
Ndeshjet e kthimit do të luhen pas dy javësh. Sonte do të zhvillohen katër takimet e tjera për ndeshjet e para të 1/8-ve të Ligës së Kampioneve.
/Gert Sallaku/