E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi i pafuqishëm për të shkuar tej barazimit (video)

Milano - Superndeshja e mbrëmjes së kaluar mes Interit dhe Mançesterit është mbyllur në barazim 0-0. Ndryshe nga ç’kishte parashikuar tekniku i italianëve, Hoze Murinjo, kampionët e Europës në fuqi u treguan më sulmues.

Rastet për shënim ishin të shumta, por, falë meritës së Hulio Sezarit disa herë, dhe gjuajtjeve të gabuara nga sulmuesit në rastet e tjera, topi nuk përfundoi asnjë herë në rrjetë. Heroi i italianëve, pa as më të voglin dyshim, ishte portieri Hulio Sezar, i cili arriti të shpetonte në shumë raste skuadrën e Interit.

Për Mançesterin futbollisti më i mirë ishte portugezi Kristiano Ronaldo. “Topi i Artë” ekzekutoi disa goditje dënimi perfekte, të cilat u neutralizuan nga portieri Hulio Sezar.

Barazimi 0-0 duket se i ka kënaqur të dyja skuadrat në përfundim të takimit. Trajneri i Interit, Hoze Murinjo, është shprehur: “Rezultati 0-0, është një rezultat i vështirë. Për të gjithë. Për neve, pasi nuk arritëm të fitonim, dhe për ata, sepse një barazim me gola në Angli do t’i nxirrte jashtë gare”.

Më poshtë do të paraqesim të dhënat e takimit të luajtur mbrëmë në stadiumin “San Siro” të Milanos, bashkë me rastet më të mira të paraqitura në video. Bashkangjitur me emrat e futbollistëve janë të shënuara edhe nota te tyre të vendosura nga specialistët e Mediasetit.

INTER-MANCHESTER UNITED 0-0

INTER (4-3-1-2): Julio Cesar 8,5; Maicon 5,5, Rivas 5 (1' pII Cordoba 6), Chivu 5,5, Santon 6; Zanetti 6,5, Cambiasso 6,5, Muntari 5 (31' pII Cruz sv); Stankovic 6; Adriano 5,5 (31' pII Balotelli sv), Ibrahimovic 5,5.

Trajner: Mourinho

MANCHESTER UNITED (4-4-1-1): Van der Sar 6; O'Shea 6, Evans 6,5, Ferdinand 6, Evra 6,5; Cristiano Ronaldo 7, Carrick 6,5, Fletcher 6, Park 6,5 (39' pII Rooney sv); Giggs 6; Berbatov 6.

Trajner: Ferguson

Gjyqtar: Medina Cantalejo (Spa)

Të verdhë: Chivu (I), Maicon (I), Fletcher (M), Rooney (M), Cordoba (I)

/Gert Sallaku/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›