Tiranë, kapet 56-vjeçari, shfytëzonte një 17-vjeçare

Një 56-vjeçar është arrestuar nga Policia e kryeqytetit pasi u kap duke shfrytëzuar një vajzë për qëllime prostitucioni.
Sipas policisë u bë i mundur arrestimi i 56-vjeçarit Harif Mehmeti, lindur dhe banues në Tiranë pasi u kap në flagrancë gjatë kohës që shfrytëzonte për prostitucion, një shtetasi 17 vjeçare.
Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Trafikimit të femrave”.