E Diel, 1 Nëntor 2026

Samir Ujkani pëson një dëmtim të rëndë. 4 dhëmbë dhe kockën e hundës të thyer, si dhe çarje në fytyrë

Në minutën e 40-të të takimit Novara Bolonja, portieri i kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, ka pësuar një dëmtim të rëndë.  Kosovari i portës së Novarës u nxorr me barrelë nga fusha e lojës, pasi u përplas shumë keq me shokun e tij të skuadres Morganella në minutën e 40-të të pjesës së parë. Takimi ka përfunduar 2-0 për Bolonjën, por në momentin e dëmtimit të Ujkanit, rezultati ishte 0-0.Sipas diagnozës fillestare mjekësore, mjekët thanë se futbollisti përveç katër dhëmbëve, ka thyer kockën e hundës dhe të njërës mollez, ku e ka dhe një çarje të thellë. Një tjetër çarje po aq të thellë e ka në vetull. Aksidenti ishte vertet tronditës për portierin kuqezi, i cili tani ndodhet i shtruar në spital. Përveç ndërhyrjes së menjëhershme kirurgjikale Ujkani iu nënshtrua edhe një sërë vizitash të tjera për të përjashtuar mundësinë e dëmtimeve të brendshme. Pasqyrimi që i kanë bërë mediat italiane këtij aksidenti të portierit kanë qenë vërtetë tronditëse, pasi janë fiksuar në foto, dhëmëbë të Ujkani që fluturojnë në ajër. Urojmë që Ujkani ta kalojë sa më lehtë ketë dëmtim dhe të kthehet sa më shpejt në fushën e lojës

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›