“Domosdoshmëri anëtarësimi sa më shpejtë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE”

Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini, ripërsërit qëndrimin për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit
TIRANE - Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini, ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se është i domosdoshëm anëtarësimi sa më i shpejtë i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Kemi të bëjmë me vende që gjenden në zemër të Evropës, jo vetëm me pozitën e tyre gjeografike, por edhe me mentalitet”, deklaroi Frattini.
Në një intervistë për shtypin e Bosnjës, ai deklaroi se duhen hequr vizat për udhëtimin e shtetasve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, menjëherë pasi të kenë plotësuar kushtet.
Në 18 maj BE pritet të publikojë një raport për reformat e vendeve të Ballkanit, në lidhje me heqjen e regjimit të vizave.