Fabula e udhëtarit me fiqtë dhe analogjia me dosjen “Gërdeci”
Është e njohur fabula me atë udhëtarin, i cili me një shportë me fiq në supë, kishte marrë rrugën nëpër zheg për diku, nuk ka rëndësi se ku. Pas një kohe rrugëtim, ndërsa ishte i lodhur, udhëtari mendoi të çlodhej duke zgjedhur për këtë edhe një hije peme.
I ulur në bythën e pemës, me këtë rast udhëtari vuri përpara shportën dhe filloi të hajë fiqtë që kishte brenda. Me gjithë lodhjen dhe urinë, udhëtari nuk mundi ti konsumonte të gjitha kokrrat e fiqve, ndaj edhe ata që ngelën ai i shurrosi gjithë qejf e kënaqësi. Pas kësaj “trimërie”, u shtri në hijen e pemës dhe mori një sy gjumë.
Dikur, pas një farë kohe udhëtarit i doli gjumi, dhe ndërsa, tashmë paksa i dembelizuar, po i mbushte mendjen vetes se duhet të vazhdonte rrugëtimin nëpër zheg. Në këtë “konflikt” e sipër me veten, sytë i vajtën te shporta që ndodhej aty pranë..., por me fiqtë e shurrosur.
U afrua, mori një kokërr fiku në dorë, e rrotulloi para syve dhe pas mendimit të shprehur me zë “këtë nuk e ka zënë shurra”, e hodhi në gojë. Mori kokrrën tjetër të fikut dhe pas të njëjtit “ritual” më tepër për ti mbushur mendjen vetes se, “edhe këtë nuk e ka zënë shurra” e hodhi sërish në gojë. Kështu vazhdoi me të gjitha kokrrat e fikut, deri sa e boshatisi krejt shportën dhe pasi i dha edhe një shqelm asaj, vazhdoi rrugën këtë herë më se me qejf e kënaqësi...
* * *
Fabula me “Udhëtarin dhe fiqtë e (mos)shurrosur”, më erdhi ndërmend dje, kur ndërsa shfletoja dy-tre gazeta që drejtohen nga i njëjti “bord mediatik”, vura re faksimilen e një faksi me një shënim të pretenduar se ishe bërë nga ish-Minsitri i Drejtësisë Aldo Bumçi, për të cilin dikur, saktësisht gjatë periudhës tetor-nëntor 2008, diku një “qurre tuberkulare” apo “gëlbazë mediatike”, kishte shurrosur një herë... si ai udhëtari, personazhi i fabulës mbi fiqtë e tij...
Analogjia, nuk do shumë të merret me mend.
Ndërsa ai udhëtari i dembelosur, për t’i dhënë edhe ca kohë më shumë vetes duke ndenjur nën hijen e pemës, pranoi të hante fiqtë që i kishte shurrosur vetë, pardje, dje, sot, nesër, pasnesër dhe pas..., pas..., “qurrja tuberkulare” apo “gëlbaza mediatike”, ka zgjedhur mes dembelizmit të tij, të konsumojë sërish, ato dokumente të servirura nga prokuroria apo ndonjë tjetër më lartë, që i kishte shurrosur një herë dikur midis tetor-nëntorit të vitit 2008. Por, këtë herë, ndryshe nga 6-7 muaj më parë, në “party”-n e konsumimit të shurrosjeve të tij, ka ftuar me “dashamirësi” në tryezën ku të mbyt era e shurrës, edhe nja dy gazeta të tjera. Mos prisni që në këto “orgji” shurrëkonsumimi, të ketë emra konkretë autorësh (gazetarësh), sepse është e njëjta dorë që servir për çdo herë shurrëkonsumimin e radhës, pas “ok” të marrë nga “bordi mediatik” që duket se e ka zyrën me dritare që shohin përgjatë Rrugës “Dëshmorët e 4 shkurtit”, që rastësisht kalon edhe nëpër “Bllok”.
* * *
Pyetja që lind vetvetiu, pas kësaj urie për shurrëkonsumim, sigurisht lidhet me fushatën zgjedhore, që zyrtarisht nuk ka filluar ende.
Në këtë kontekst, shurrëkonsumuesit e më se një herë të dosjeve të shurrosura e stërshurrosura prej atyre vetë, sikurse janë “Durrës –Kukës”, apo “Damir Fazlliç”, me gjithë urinë, në fund u detyruan t’i villnin ato, pse gjykatat ju rrëfyen se “best bifore” i tyre kishte kaluar të gjitha limitet kohore.
Me stomakun bosh dhe të mësuar me konsumin e stërkonsumim të të gjitha shurrosjeve të tyre të mundshme, shurrëkonsumuesit e njëjtë, apo edhe të tjerë, ju rikthyen avazit të shurrëkonsumimit me dosjen e “Gërdecit”...
Brenda logjikës së pragzgjedhjeve të 28 qershorit të vitit 2009, shurrëkonsumimi i fundit si jo rastësisht ka filluar pas rezultateve më të fundit të një sondazhi të Auron Pashajt nën emrin “Zogby”, ku nxirrte fitues PD-ën. Hartuesit në tavolinë të këtij sondazhi, sikurse patën alibinë e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, për të shpallur fituese PD-ën, ju duhet tashmë, deri në 10 qershor, datën e radhës së publikimit të radhës së rezultateve të tavolinës, alibia e radhës, që “të kthehen në identitet” dhe të “vulosin” fitoren e PS-ës. Dhe kjo alibi, në kushtet kur nuk mund të prodhojnë ngjarje apo programe historike, prodhojnë shurrëkonsumimin e radhës, duke ju kthyer e rikthyer konsumimit të argumenteve të njëjta që janë thënë e rithënë, shkruar e rishkruar për dosjen “Gërdeci”, aq herë dhe në mënyrën më abuzive dhe mungesës së kujdesit ndaj shëndetit, sa sot shurrosësit dhe rishurrosësit shurrëkosumues, do të kishin probleme me prostatën. Brenda këtyre argumenteve të prodhuara artificialisht, është e qartë pra, që Auron Pashaj e ka tashmë gati rezultatin e sondazhit “Zogby”, për datën 10 qershor. Sigurisht PS-ja do të dalë fituese, sepse..., ëhëëëë..., sepse Auron Pashaj e ka gati “justifikimin” që do vërë në gojën e “Zogby”-t..., “PD-ja ka humbur terren për shkak të skandaleve me familjen qeveritare”.
Më e pabesueshmja, por jo më e pamundura, në këtë prag fushate elektorale, është edhe lufta “brenda llojit”, kur ai që dikur hante qofte e pinte raki në lokalin përballë godinë së PD-ës, sot pretendon se është i pavarur, por edhe mbi palët... Por, ndërsa nga njëra anë, ky pretendenti mbi palët, ndërsen palë të tilla si Prokuroria e Përgjithshme kundër PD-ës, nga ana tjetër nuk e fsheh ambicien për të pasur ca deputetët “të tijtë” në listën e ardhshme të PD-ës, duke zgjedhur për realizimin e këtij qëllimi organin e akuzës, që të bëjë presion me dosjen “Gërdeci”, dosje të cilën vetëm “on-line” nuk e ka hedhur në internet, me gjithë fashikujt, provat, shkresat, dëshmitë, etj., etj.,. që ajo përmban dhe sot i gjen kudo.
* * *
Nuk ngelet gjë tjetër pas gjithë kësaj “orgjie” shurrëkonsumimi të radhës, që shurrëkonsumuesit të mos zhgënjehen sikurse me dosjen “Durrës-Kukës”, apo “Damir Fazlliç”.
Gjasat, të tilla janë.
Dështimi edhe me dosjen “Gërdeci”, nuk do të vonojë, për deri sa vetë prokuroria ka zgjedhur ta shpërdorojë atë, duke e shpërndarë e botuar nëpër gazeta. Koha, nuk mjafton që kjo dosje të mbyllet para zgjedhjeve në gjykata, ndaj edhe prokuroria ka zgjedhur ta “mbyllë” atë sipas mënyrës së saj, nëpër media. Dhe kur edhe shurrëkonsumuesit të forcojnë bindjen se edhe dosja “Gërdeci”, po parashkruan fatin e saj të ngjashëm me dosjen “Durrës-Kukës” e “Damir Fazlliç”, atëherë, brenda kuriozitetit të madh të gjithsecilit, duhet të kemi durim e të presim se si shurrëkonsumuesit e radhës, do të kthehen në konsumatorë të gëlbazave, shurrës, apo diareve të tyre, që nuk kanë kursyer t’i jashtëqitin nga organet, orale, gjenitale, apo edhe anale...