E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modeli i Edi Ramës modeli i klientelistit dhe kundër, rritjes së pagave, kundër NATO-s e BE-së”

Minsitri i Jashtëm Lulzim Basha takohet me banorët e komunës Përparim në rrethin e Peqinit
    
PEQIN - Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, njëkohësisht kryetar i grupit të punës së PD-së në qarkun e Elbasanit, ka vijuar turin e tij, “Shqipëria po ndryshon” në komunat Përparim dhe Karinë të rrethit të Peqinit.
Gjatë fjalës së tij me banorët e Komunës Përparim, Ministri Basha ka deklaruar se “modeli i Komunës Përparim, por edhe i përparimit si koncept është një model i konsoliduar tashmë në Shqipëri”.
Duke u ndalur te ndryshimet e mazhorancës qeverisëse Ministri Basha deklaroi se “sot, vetëm tre vjet e nëntë muaj pas ndryshimit të madh që Shqipëria votoi, dhe që përfaqësohet sot nga mazhoranca e suksesshme vendi nuk përmendet më si vendi i krimit, por si vendi që lufton krimin, trafiqet, drogën, në mënyrë të tillë që edhe agjencitë më prestigjioze të luftës kundër krimit thonë që Shqipëria sot është një vend jashtëzakonisht armiqësor për krimin e organizuar”.
“Modeli i Edi Ramës është modeli i një klientele të ngushtë njerëzish të cilët me abuzim dhe korruptim të plotë të shtetit, vjelin djersën e shqiptarëve nëpërmjet hinkës së pushtetit dhe i kanalizojnë ato në xhepat e zotit Rama dhe shokëve të tij të ngushtë. Ky është një model kundër, rritjes së rrogave, kundër NATO, kundër BE– së”, tha Basha.      
Ministri Basha i ka bërë thirrje banorëve të Komunës Përparim që “siç keni votuar me ndërgjegje dhe pastërti në 3 korrik të vitit 2005 të vazhdojmë bashkë, sepse ne i kemi mbajtur dhe do t’i mbajmë përsëri premtimet”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›