Vapa në Tiranë, taksisti vdes nga infarkti në zemër
TIRANE - Taksisti nga Fieri vdes nga ataku në zemër. Agron Gjonçe, 50 vjeç, banues në Fier, shofer taksie i linjës Fier- Tiranë është goditur
nga një infarkt kardiak mesditën e djeshme në afërsi të “21 Dhjetorit”, sapo ka dalë nga një kafe ku kishte qëndruar me disa miq të tij. Ngjarja ka ndodhur në kohën kur Gjonçe, sapo kishte lënë lokalin dhe duhej të merrte mjetin e tij “Volkswagen”, me targa FR 739 A, për të udhëtuar në drejtim të Fierit. Miqtë me të cilët viktima ka qenë në lokal, janë munduar ta ndihmojnë taksistin, i cili edhe më parë ka vuajtur nga zemra. Aty është afruar edhe një autopatrullë e komisariatit nr.2. Taksisti 50-vjeçar nga Fieri është nisur për t’u dërguar menjëherë në drejtim të qendrës spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë, por ai ka ndërruar jetë pa mbërritur atje. Trupi është dërguar në morg, ku mjekët kanë kryer autopsinë dhe kanë konkluduar se viktima kishte vuajtur nga zemra. Sipas mjekëve kësaj gjendjeje i janë shtuar edhe situata e krijuar nga temperaturat e larta, ka kanë ndikuar në shëndetin e Gjonçes. Mjeti i taksistit është dërguar në komisariat nga policia ku është siguruar që të mos i ndodhë gjë. Ndërkaq, policia dosjes së saj i ka bashkangjitur raportin mjeko-ligjor, dëshmitë dhe kartelën e tij mjekësore.