Sefgjini në shtëpi, tatimet tejkalojnë planin e të ardhurave
Tatimet kanë tejkaluar planin për mbledhjen e të ardhurave tatimore për muajin maj.
Gjatë këtij muaji, kreu i Tatimeve, Arben Sefgjini, më shumë është gjendur në banesën e tij sesa në zyrë për shkak të problemeve që ka pasur me Prokurorinë, por kjo mungesë e tij duket se ka reflektuar në punën e administratës tatimore. Sipas të dhënave zyrtare nga administrata, të ardhurat tatimore për këtë 5-mujor janë realizuar në masën 123.7 për qind krahasuar me vitin 2007, ose 11.2 miliardë lekë më shumë se viti 2007. Për muajin maj 2008 ka një tejkalim prej rreth 490 milionë lekë mbi planin, ose në masën 104.4 për qind. Krahasuar me muajin maj të vitit 2007, janë arkëtuar më shumë se 2 miliardë lekë, ose në masën 121.2 për qind. Gjatë këtyre muajve nga taksa e tatim-fitimit janë arkëtuar 2.6 miliardë më shumë se plani. TVSH-ja mbetet taksa, të ardhurat e së cilës zënë peshën kryesore në buxhetin e shtetit. Në këtë 5-mujor, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë rritur të ardhurat bruto në shumën rreth 2.5 miliardë lekë më shumë, ose në masën 124.3%. Tatimi mbi të ardhurat personale është një tjetër lloj takse, të ardhurat e së cilës janë rritur ndjeshëm në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për pesë-mujorin e këtij viti të ardhurat tatimore nga ky lloj tatimi janë dyfishuar, pra janë realizuar rreth 4.4 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2007, ose në masën 216.5%. Vitin e kaluar qeveria vendosi që tatimi mbi të ardhurat personale të ishte 10 për qind për të gjitha kategoritë e pagave. Vendosja e nivelit prej 10 për qind ndikoi ndjeshëm në rritjen e të ardhurave.
Të ardhurat për 5 mujor
11.2 miliardë lekë më shumë se viti 2007
2.6 miliardë lekë janë mbledhur nga tatimi mbi fitimin më shumë
2.5 miliardë lekë më shumë se parashikimi janë mbledhur nga TVSH
4.4 miliardë lekë më shumë nga tatimi mbi të ardhurat personale
184 milionë lekë më shumë nga kazinotë dhe lodrat e fatit
1.3 miliardë lekë më shumë janë arkëtuar nga mallrat e akcizës