E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të akuzuarit për minat C-4, 20 ditë burg

Elbasan- Vetëm 20 ditë burg për të ndaluarit me bujë nën akuzën e tentativws sw atentatit me mina C-4. Vendimi u mor sot nga gjykata e Elbasanit, e cila caktoi masën e arrestit me burg me afat 20 ditë për dy të arrestuarit e operacionit të koduar C-4 që u kapën të shtunën e kaluar në lagjen “Çlirimi”, të qytetit të Elbasanit.

Prokurorja e çështjes, Ermira Tafani ka kërkuar masën e arrestit me burg pa afat për shtetasit, Arben Binjaku, 38-vjeç me banim në Elbasan dhe Nevit Hysenaj, 36-vjeç me banim në Vlorë.

Gjyqtari Zihni Shahu, pasi është njohur me dosjen dhe me provat e grumbulluara paraprakisht ka vendosur masë arresti me burg 20 ditë, derisa prokuroria dhe organet e specializuara të sigurojnë gjurmët daktiloskopike si dhe prova të tjera teknike për materialet e bllokuara të sasisë së tritolit dhe të minave me telekomandë.

Ndërkohë, policia e Elbasanit ka arrestuar edhe një tjetër person të dyshuar si bashkëpunëtor me dy të arrestuarit. Gjergji Verushi, 30-vjeç me banim në Shënkoll është arrestuar një natë më parë. Aktualisht ai akuzohet për “Prodhim dhe mbatje pa leje armëve luftarake dhe municioneve”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›