E Shtunë, 31 Tetor 2026

Donadoni: “Toti, i ndershëm”

"Franceko tha të vërtetën dhe ai është një person i ndershëm dhe luajal". Kjo është kundërpërgjigjia e bosit të "azurrëve", Roberto Donadoni, pas tërheqjes zyrtare të Francesko Totit nga Kombëtarja e Italisë. "Më vjen këq që nuk do ta kem atë në ekipin tim, pasi ai është një nga lojtarët më të mirë në Itali. Por, unë respektoj zgjedhjen e tij, që ishte njëherësh profesionale dhe njerëzore. Ai e morri atë pas një vendimi të gjatë dhe të vështirë". Marrëdhëniet midis Totit dhe Donadonit nuk kanë qenë asnjë herë të afërta, dhe ai nuk luajti kurrë nën urdhërat e trajnerit të ri të Kombëtares së Italisë, pas fitimit të Kupës së Botës 2006 me Marcelo Lipin, teknikun e vetëlarguar pas Kampionatit Botëror të Gjermanisë. Edhe ish-trajneri i Italisë, Arrigo Saki, pohoi se ndihej i keqardhur nga lamtumira e Francesko Totit. "Por, - theksoi ai, - zgjedhjet e personave duhen respektuar". Saki shtoi megjithatë, se kapiteni verdhekuq mund të jepte kontributin e tij . "Kjo histori duhej të mbyllej më parë, për të shmangur cdo keqkuptim".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›