E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini: “Ronaldinjo? Nuk është fare problem të integrohet me Interin”

Roberto Mancini do të festojë ndeshjen e 200 në drejtimin e Interit. "Është një mrekulli", -thotë tekniku zikaltër. "Manike? Është shumë mirë, ka shumë mundësi të luajë të dielën, por le të presim". Diskutimi kalon mbi një temë të nxehtë dhe që ka të bëjë me yllin e Barcelonës, Ronaldinjo. "Kur thashë se Interi mund ta blinte atë, askush nuk më besoi, madje të gjithë nisën të qeshin. Nuk mendoj se do të jetë një probblem për ta integruar atë me grupin. Ronaldinjo është një lojtar i madh, dhe për më tepër që ai është një kampion dhe kur zbret në fushë di të bëjë diferencën dhe e bën gjihtmonë". Francezi Vieira kthehet, por dhe Stankovic e Maikon janë të gatshëm. Portugezi Nuno Manike është i gatshëm. "Është një lojtar që për nga karakteristikat ngjan më shumë me Stankovicin se me Kambiason". Sipas uebsajtit italian tuttomercatoëeb.it trajneri Roberto Mancini është parë në tribunën e Breshias për të vëzhguar tre lojtarë të "dallëndysheve", të cilët janë prej kohësh në fokusin e Interit. Bëhet fjalë për portierin Emiliano Viviano (22 vjec), mbrojtësin Marko Zambelli (22) dhe mesfushorin Daniele Manini (24).
"Tridhembëshi"
Një formacion me plot mungesa për Milanin kundër Udinezes: Maldini, Dida, Kafu, Serxhinjo, Inzagi, e Pirlo nuk janë të disponueshëm. Por, Anceloti nuk duket se është i shqetësuar shumë, pasi do të hedhë në fushë "tridhembëshin e artë": Kaka-Pato-Ronaldo. Trajneri kuqezi e konsideron sfidën me Udinezen aspak të lehtë. "Është një konkurrent direkt për vendin e katërt. Ne nuk kemi Pirlon, por në vendin e tij do të luajë Ambrozini. Kjo e kufizon pak lojën prapa, por mund t'i jap mesfusës më shumë agresivitet dhe forcë. Do të luajë edhe tridhembëshi brazilian". Edhe një lajm nga kampi i kuqezi. Perfekti i Milanit ndaloi që në transfertën e "San Siros" të jenë të pranishëm tifozët kuqeblku të Xhenoas, që do të luhet, më 27 janar. "Ndeshja paraqet rrezik", - citohet ai. Sektori i tifozëve miq do të jetë i mbyllur.

MALDINI
Maldini i pafat. Kapiteni i Milanit do të mungojë në ndeshjen e sotme kundër Udinezes në transfertë. Nuk ishte një ndeshje dosido për legjendën kuqezi, pasi Paolo do të festonte 23 vitet e karrierës së tij, të filluar më 20 janar 1985 në "Friuli".

TOTI
Edhe kapiteni ka nevojë për pushim. Trajneri i Romës, Luciano Spaleti e nuk e thirri Francesko Totin për ndeshjen në shtëpi kundër Katanias për javën e 19-të. Tadei dhe Perrota, nuk janë rikuperuar plotësisht, por janë në listën verdhekuqe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›