E Shtunë, 31 Tetor 2026

Donald Trump, rivali i Obamës

“Të mbyllen bazat amerikane jashtë vendit dhe të ndërpritet importi masiv i produkteve kineze”. Këto mesazhe populiste janë lëshuar në opinionin amerikan nga miliarderi Donald Trump.
 

Ky biznesmen 64 vjeçar nuk e fsheh dëshirën që republikanët ta zgjedhin pikërisht atë për të mbrojtur ngjyrat e tyre, vitin e ardhshëm përballë Barack Obamës. Biznesmeni Trump, i cili i ka ndërruar disa herë partitë, kësaj here i ka vënë qëllim vetes Shtëpinë e Bardhë.
 

“Jam i tmerruar nga ajo që ndodh në SHBA. Jemi bërë gazi i botës”, deklaroi Trump duke komentuar një marrëveshje të tregtisë së lirë, nënshkruar nga Obama me Korenë e Jugut në muajin dhjetor 2010.
 

Lidhur me trupat jashtë vendit, Trump u shpreh: “Kemi trupa në Angli, Gjermani, Korenë e Jugut. Përse nuk na paguajnë që po i mbrojmë?”.
Miliarderi, që sipas revistës “Forbes” renditet në vendin e 488-të në botë, me dy miliardë dollarë pasuri, synon të sfidojë Obamën, i cili gjithashtu nuk e fsheh dëshirën për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›