E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPPT Automjetet nis venia e targave te reja

Tirane 19 shkurt NOA 8211 Ministria e Puneve Publike dhe Transportit njoftoi sot gjithe poseduesit e automjeteve se ka nisur targimi i tyre me modelin e ri te targave.

Ky proces behet me dije se kryhet prane drejtorive Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor dhe se ai eshte ideuar sipas direktivave dhe standardeve te Komunitetit Europian.

Ky sherbim do te kryet ne rastin e targimit te pare te mjetit apo demtimit te targave ekzistuese me te njejtat tarifa qe kane ekzistuar edhe me pare.

Risi tjeter e ketij procesi eshte se per here te pare pajisen me targa te vecanta edhe makinerite bujqesore makinerite e ndertimit si dhe rimorkiot keshtu qe ftojme te gjithe poseduesit e ketyre mjeteve te paraqiten prane Drejtorive te Transportit Rrugor per te kryer targimin e ketyre mjeteve sqaron ministria.

Duke shtuar edhe faktin se persa i perket procedures se aplikimit per pajisje me targe ajo mbetet e njejte si me pare ndersa afati i kryerjes se ketij sherbimi eshte brenda dites.

Gjithashtu ministria njofton se zevendesimi i targave te vjetra me targat e reja do te behet ne menyre graduale.

Duke pohuar se me perfundimin e ketij procesi do te kemi nje regjister real te mjeteve qe qarkullojne ne territorin e Shqiperise.

n.e/NOA

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme LidhjeMPTT procesi targa targimi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›