Donatoret mbeshtesin nisma te reja globale per vaksinat

Donatore private dhe udheheqesve boterore te pranishem ne nje konference ne Londer ne fillim te javes e hene / 13 qershor premtuan 5 miliarde dollare per Aleancen Globale per Vaksinat dhe Imunizimit - ose GAVI. Premtimet ishin nje miliarde me shume se ishte planifikuar dhe gjate kater viteve te ardhshme do te ndihmojne te paguajne per te vaksinuar femijet ne bote kunder semundjeve vdekjeprurese.
Ne do te kontribuojme 818 milione sterlina deri ne 2015 thote kryeministri britanik David Kameron.
Ne premtojme nje shtese prej miliarde dollaresh thote themeluesi i Mikrosoftit Bill Gates.
Filanthropiste drejtues korporatash dhe udheheqes politike nga gjithe bota gjate takimit ne Londer u zotuan te japin 4 presje 7 miliarde dollare per te financuar programet e vaksinimit ne vendet e varfera dhe ato ne zhvillim.
David Ferreira i Aleances Globale per Vaksinat dhe Imunizimi GAVI e cileson kete seance nje moment historik ne shendetin global.
Nje fitore e madhe per boten dhe nje vote e fuqishme besimi per imunizimin dhe angazhimin e komunitetit global qe vaksinojne femijet ne bote.
Zoti Ferreira thote se fondet shtese do te ndihmoje per te zgjeruar aleancen GAVI per te perhapur 5 vaksinat me te rendesishme kunder 5 semundjeve vdekjeprurese dhe te imunizoje femijet nga pneumonia dhe diarrea.
Pneumonia dhe diarrea jane dy vrasesit kryesore per femijet nen moshen pese vjec.
Aleanca GAVI ka ne plan gjithashtu te zhvillojne vaksina te reja kunder semundjeve te tjera vdekjeprurese. Peter Hotez president i Institutit Sabin Vaksina thote se pervec kerkimeve shkencore per vaksina te reja kunder malaries tifos dhe etheve tropikale ai shpreson qe GAVI do te perqendrohet edhe ne vaksinat kunder ne semundjeve tropikale qe jane lene pas dore. Prej semundjeve tropikale preken me shume se 1 milarde njerez ne mbare boten.
Keto vaksina do te permiresojne jo vetem shendetin por do te nxjerrin njerezit edhe nga varferia.. Kjo eshte arsyeja pse ne i quajme keto vaksina ndaj semundjeve tropikale si vaksina kunder varferise.
Doktor Hotez thote se 70 per qind e semundjeve tropikale te lena pas dore shfaqen ne vende me interesa strategjike per Shtetet e Bashkuara dhe se programet bashkepunuese te vaksinimit mund te ndihmojne per te mbyllur disa boshlleqe te gjera diplomatike.
Per shembull iranianet do te duan te bejne vaksinen Leishmaniasis indonezianet duan vaksinen e Schistosomiasis. Pse nuk punojme me ta si nje forme e diplomacise se shkences apo diplomacise se vaksines Kjo eshte nje mundesi e madhe qe krijohet.
Zyrtaret e shendetesise shpresojne per te vaksinuar me shume se 250 milione femije gjate disa viteve te ardhshem - dhe per te shpetuar jeten e rreth 4 milione njerezve.