E Diel, 1 Nëntor 2026

Donna Summer ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare

FLORIDA - Shuhet në moshën 63-vjeçare mbretëresha e muzikës disko, të viteve 70-80, Donna Summer. Këngëtarja amerikane, fituese e 5 çmimeve Grammy dhe e njohur për hitet e saj të suksesshme si "Hot Stuff" e "Bad Girls", vuante prej kohësh nga një tumor, por vazhdonte të punonte për albumin e saj të ri.

Sipas mediave amerikane, Donna Summer nuk e fitoi dot luftën me tumorin dhe u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, në Florida.

Donna Summer u bë e suksesshme në vitet 70 me këngët "She Works Hard for the Money" e "This Time I Know It's for Real", të realizuara në bashkëpunim me producentin e saj besnik, Giorgio Moroder.

Summer dhe Moroder sollën një risi në atë kohë, muzikën disko, e cila influencoi edhe këngëtarë e grupe të njohura, si Duran Duran e di David Bowie. 

Këngëtarja u martua në vitin 1980 me kolegun e saj Brooklyn Dreams, me të cilin pati edhe 2 vajza.

(er.nu/BalkanWeb)

Lidhje te tjera FOTO: Lamtumirë Donna Summer, mbretëresha e muzikës disko

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›