SHBA, gjendet e varur ish-gruaja e Robert Kennedy Jr
NEW YORK - Trupi i pajetë i Mary Kennedy, ish-bashkëshortja e nipit të ish-presidentit amerikan Kennedy, u gjet sot në shtëpinë e saj në Bedford të New York-ut. Autoritetet bënë të ditur se 52-vjeçarja dyshohet të jetë vetëvrarë, pasi u gjet e varur në dhomën e saj.
Arkitektja Mary Kennedy, nënë e katër fëmijëve, kishte pasur probleme me ligjin për shkak të abuzimit me drogën dhe alkoolin dhe ishte arrestuar dy herë për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur.
Mary dhe Robert Jr, djali i ish senatorit Robert Kennedy dhe nipi i Presidentit John F. Kennedy, të dy të vrarë në vitet 60, kanë qënë të martuar për 16 vjet, deri në 2010-ën kur vendosën të divorcoheshin.
(er.nu/BalkanWeb)