Turqi, të paktën 4 ushtarë të vrarë në përleshje me rebelët kurdë
STAMBOLL- Të paktën katër ushtarë turq u vranë sot gjatë përleshjeve të ndryshme me rebelët kurdë të PKK-s, në jug dhe në juglindje të Turqisë, njoftuan burimet lokale turke.
"Tre ushtarakë u vranë nga anëtarë e PKK-s ndërsa po zhvillonin operacione në një zonë pyjore në malet Amanos, në provincën jugore turke Hataj", deklaroi governorati i provincës.
"Një operacion masiv u krye në rajon për zbulimin e vendstrehimit dhe neutralizimin e rebelëve", theksoi zyra e governatorit në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të internetit.
"Një ushtar u vra gjithashtu dhe një tjetër u plagos nga të shtënat me mortaja të relebëve të PKK-s, në rajonin Dereçik, në një provincë në juglindje të vendit, përgjatë kufiit me Irakun dhe Iranin", citonte agjencia turke e lajmeve, Anadolli burimet lokale.
(d.b/BalkanWeb)