E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetarët serbë vizitojne Sarandën

SARANDË- Një grup gazetarësh nga disa prej mediave prestigjoze në Serbi, kanë vizituar sot Sarandën në kuadër të një turi që kanë ndërmarrë në të gjithë vendin për të parë nga afër veçoritë, zhvillimin dhe kulturën shqiptare.

Si kryeqytetar i Sarandës, zoti Stefan Çipa, i ka pritur ata në zyrën e tij, ku i njohu me etapat e krijimit dhe zhvillimit të qytetit bregdetar dhe veçoritë që ai mbart. Kryebashkiaku Çipa ftoi gazetarët serbë të pushojnë në Sarandë këtë vit, pasi sipas tij, qyteti ofron gjithçka për këdo.
Gazetarja Branka Kerkez nga Radio Televizioni i Serbisë tha se në Sarandë ndihej mirë, pasi gjithçka është e pastër dhe turizmi duket që po lulëzon. “Njerëzit janë mikpritës dhe mjaft të dashur. Mendoj se çmimet këtu janë të përballueshme për çdo vizitor. Kjo i hap rrugën edhe turistëve tanë që të vijnë këtu dhe kalojnë ditët e verës pasi kam dëgjuar se mjaft vizitorë nga Ballkani dhe Evropa kanë zgjedhur prej vitesh Sarandën, si vend për të kaluar pushimet”, tha Kerkez.

Ndërsa gazetari Marko Petkoviç nga gazeta BLIC bëri me dise se ardhja në Shqipëri ka qenë e planifikuar kohë më parë, por tani u bë e mundur që ata të vijnë e të shikojmë nga afër të gjithë vendin tonë. “Përgjatë gjithë rrugës që kemi përshkuar kemi parë vende të bukura. Njerëzit janë miqësorë, ushqimi po ashtu është i përkryer, e veç kësaj, vërehet një zhvillim urban për të patur zili”, tha Petkoviç.

Turi i gazetarëve serbë është zhvilluar prej qytetit të Shkodrës e deri në Sarandë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›