E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, presidenti e ministrat zvogëlojnë pagat me 30%

PARIS - Presidenti i ri francez, Fransua Hollande dhe ministrat e tij socialistë, miratuan sot vendimin për zvogëlimin e pagave të tyre me 30%.

Pas përfundimit të takimit të parë të qeverisë së re franceze, ministrat bënë të ditur se qeveria e filloi punën me miratimin e uljes së pagave dhe me nënshkrimin e aktit etik për të shpenzuar më pak para në udhëtime dhe në ministritë e tyre.

Gjatë fushatës, presidenti Fransua Hollande kishte premtuar uljen e pagave, duke thënë se kjo do të bëhej për të “treguar shembull”.

Ky veprim ndryshon rrënjësisht nga vendimet e ish-presidentit Nicolas Sarkozy, i cili e rriti pagën e tij duke e çuar deri në 19 mijë euro në muaj.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›