E Shtunë, 31 Tetor 2026

Donovan mund të kthehet në Everton

Nga Express më 04 janar 2011 në ora 18:09

Landon Donovan mund të luajë nga janari sërish në Everton.

Mesfushori ofanziv i Los Angeles Galaxy, i cili edhe vitin e kaluar ishte huazuar disa muaj në klubin anglez, në periudhën kur kampionati amerikan ka pauzë, e ka konfirmuar këtë mundësi për mediat amerikane.

“Vitin e kaluar jam pritur atje si yll, për këtë nuk e përjashtoj mundësinë që të rikthehem në këtë klub për të luajtur si huazim”, tha përfaqësuesi amerikan, i cili dy vjet më parë ishte huazuar në Bayern Munchen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›