Milito do të largohet nga Barcelona

Nga Express më 04 janar 2011 në ora 18:11
Gabriel Milito i ka bërë gati valixhet. Qendërmbrojtësi argjentinas planifikon të largohet në janar nga Barcelona, ku nuk po gjen hapësirë, pasi që trajneri Pep Guardiola i beson vazhdimisht dyshes së pakalueshme Puyol-Pique.
Për këtë, përfaqësuesi argjentinas u ka kërkuar udhëheqësve të klubit katalunas që ta shesin këtë muaj. Vëllai i sulmuesit të Interit, Diego Milito nuk e ka gjetur ende ekipin e ri, por ai dëshiron të shkojë diku ku mund të luajë në vazhdimësi.