E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dont fuck with Albanians

Share

Nga Muharrem Nitaj

Janë bërë serbët, grekët, maqedonasit e malazeztë të tallin bythë me shqiptarët. Sa herë tiu teket dhe kur të duan dhe me mbështetjen e Komunitetit Ndërkombëtar në përgjithësi dhe Bashkimit Evropian në veçanti, mund të caktojnë kufi, të vrasin e të arrestojnë shqiptarë dhe ti bëjnë njëmijë e një paudhësi dhe kundër tyre.

Pak ditë më parë në Maqedoninë ish-jugosllave, policia e atjeshme bëri spektaklin më të madh kundër shqiptarëve duke arrestuar 20 prej tyre dhe duke i paraqitur si islamistë radikalë ose të çmendur. Kopilat e Millosheviqit të veshur në petkun e ministrave e të policëve, në prag të zgjedhjeve të tyre arrestuan aq sa deshën shqiptarë në Luginën e tyre.

Ekspansioni grek në jugun e Shqipërisë, ndërkaq, nuk ka pushuar asnjëherë, sadoqë është dukur më i zbutur, sepse të tillë e kanë paraqitur autoritetet shqiptare dhe sipas interesave të tyre, qoftë edhe duke hequr dorë nga një pjesë e ujërave territoriale shqiptare. Fushata antishqiptare e sforcuar në mënyrë të jashtëzakonshme gjatë disa muajve të fundit, ka rikthyer edhe një herë ankthet e njerëzve nëse shqiptarët i kanë kapërcyer tashmë luftërat për lirinë e tyre, apo do të duhet që kësaj pune ti futen edhe njëherë sepse tallja bythë ndaj tyre spo ka të sosur.

Ngjarjet e fundit në Maqedoni dhe në trevat shqiptare në Serbi, apo ngjarjet në vazhdimësi të Kosovës, kanë aktivizuar dellin patriotik të disa prej udhëheqësve shqiptarë në Prishtinë e në Tiranë, por deklarimet e tyre nuk janë asgjë më shumë sesa fjalë goje që i merr era. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pak muaj më parë, si nëpër dhëmbë kishte deklaruar se nëse hapej çështja e kufijve në Ballkan, atëherë ekzistonte rreziku që shqiptarët të kërkonin të bashkoheshin. Ky me gjasë ishte gogoli që mund ta frikësonte Evropën e Bashkuar ose fqinjët e shqiptarëve.

Homologu i tij, Sali Berisha, që herë cilësohet si prototipi i çpolitikanit kombëtar e ndonjëherë edhe si bashkëpunëtor i mafies serbe e kundër Kosovës, i porosit shqiptarët e Luginës që të dënojnë me votë aktet primitive të Beogradit. Kundërshtari për vdekje i tij, Edvin Rama, ndërkaq, vlerëson se arrestimet në Preshevë cenojnë standardet, ndërkohë që presidenti shqiptar në ikje, Bamir Topi, dhe pas kthimit nga vizita në Selinë e shenjtë, e cila kurrsesi të denjojë ta njohë Kosovën, thotë se arrestimet e shqiptarëve janë skenare shoviniste për terror. Pak më ndryshe nga të gjithë këta, shprehet kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të cilit tashmë i ka rënë fuqia duke thënë kujdes me shqiptarët, që sipas gjuhës rebele të kullerave të Prishtinës, i bie dont fuck with Albanians.

Ska fjalë se baballarët e politikës shqiptare në Prishtinë e në Tiranë, po i ndihmojnë bashkëkombasit e tyre në Maqedoni e në Serbi, sa ska ku shkon më. Bile një plakë nga Lugina paskësh thënë: jo pona kanë ndihmu, na kanë këqyr, na kanë q nanën, bash si plaka e urtë e veriut të Kosovës, që luantë mahitap me ministrin kosovar të policisë Bajram Rexhepin. Dhe ndërsa politikanët shqiptarë, qe 10 vjet e më shumë e bash si tani, e konstatojnë armiqësinë e të tjerëve ndaj tyre, fqinjët e shqiptarëve ka kohë që për qejfin e tyre, po luajnë qoke me këta të fundit, ndërsa Evropa e Bashkuar po bën sehirë.

Këtë të diel, kur serbët po shpërbleheshin për shovinizmin e pretenduar ndaj shqiptarëve, duke mbajtur zgjedhje parlamentare e presidenciale, e jo në pak vende edhe lokale në shtetin e pavarur të Kosovës, një miku im që e hërrpinte kafenë në Times Bar, po më bërtiste duke më thënë se shqiptarët nuk janë tamam, sepse akoma nuk e kanë kuptuar se duke mos qenë të bashkuar, fqinjët e tyre do të tallin bythë me ta gjithmonë.

Komuniteti ndërkombëtar këtë të diel dukej i shqetësuar për zgjedhjet serbe. Ata dhe me çdo kusht, edhe një herë e duan në pushtet Boris Tadiqin dhe hëpërhë nuk kanë kohë të merren as me Kosovën as me shqiptarët. Ndoshta miku im kishte të drejtë kur bërtiste e fjalë të pista fliste Kur do të dalë një njeri që thotë Dont fuck with Albanians.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›