Dool: “Dalja e PS nga Kuvendi, pengon vizat”, - Daule: “Konsensusi politik gjendet në Parlament”
Autori i Lajmit: S.T
Dalja e deputetëve të Partisë Socialiste nga Kuvendi do të përbëjë problem për heqjen e vizave me Bashkimin Evropian për shqiptarët. Këtë deklaratë e ka bërë ambasadori holandez në Tiranë, Henk van den Dool, në një qëndrim të tij publik duke folur për situatën politike në vend. Konkretisht, ai tha se mosmiratimi i ligjeve për shkak të mungesës së votave të deputetëve opozitarë do të vononte procesin teknik për liberalizim të vizave. Në këtë mënyrë, ai i është bashkuar listës së ndërkombëtarëve, të cilët deri tani kanë ngulmuar përmes deklaratave të tyre për futjen e deputetëve socialistë në Kuvend, si një premisë për vazhdimësinë e reformave në kuadrin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Daule: “Konsensusi politik gjendet në Parlament”
Dalja e deputetëve të Partisë Socialiste nga Kuvendi do të përbëjë problem për heqjen e vizave me Bashkimin Evropian për shqiptarët. Një koment të tillë e ka bërë Joseph Daule, kryetar i Partisë Popullore në Parlamentin Evropian. “Demokracia duhet të funksionojë dhe nga ajo duhet përfituar. Por demokracia nuk është lojë, duke u futur dhe dalë nga Parlamenti. Jo, demokracia është një debat dhe ky debat nuk mund të ngjallet me karrige bosh. Aq më tepër imazhi që përcillet nga kjo sjellje këtu në Parlamentin Evropian tek kryetarët e grupeve politike është: Ah, shqiptarët sjanë të përgatitur, atëherë le të presin! Mendoj se populli shqiptar ska pse të presë. Ne do të marrim raportin e Komisionit Evropian për heqjen e vizave dhe me këtë imazh që po na përcillet nga Shqipëria, ky raport nuk mund të përmirësohet. Ajo që duhet është që demokracia të funksionojë brenda Parlamentit”, - pohon ai. Duke sjellë shembull Parlamentin Evropian, ai pohon se dhe në Strasburg shpesh është debatuar, madje ka pasur përplasje të ashpra në gjirin e Parlamentit, por kjo është demokracia e vërtetë dhe jo ajo e karriges bosh. “Për Evropën, kompromisi është i shenjtë. Këtu jetohet me kompromis. Unë që kur çohem në mëngjes mendoj se si dhe me cilin duhet të punoj për të gjetur një kompromis të gjerë për të avancuar me politikat evropiane. Mua më duhet të gjej gjithashtu një kompromis për ti thënë Shqipërisë, që vendi mund të integrohet në BE, që duhet të zbatojë demokracinë si vendet e tjera të BE dhe duhet të punojë si të gjitha demokracitë e tjera evropiane, ndaj ne nuk kemi kohë për të humbur. Shpresoj sinqerisht, që para se çështja e vizave të vijë në Parlamentin Evropian, ngërçi politik ti përkasë së kaluarës”, - ka pohuar ai. Edhe zëvendëskryetari i Delegacionit për Evropën Juglindore në PE, Bostinaru, pohon se Shqipëria mund të vërë në rrezik anëtarësimin e shpejtë në Bashkimin Evropian dhe çështja më e afërt që Shqipëria ka në axhendën e saj është liberalizimi i vizave afatshkurtra. “Kjo është për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për Berishën dhe Edi Ramën. Çdo qëndrim radikal që vjen nga çdonjëra palë do të jetë në dëm të Shqipërisë. Vetëm një marrëveshje politike mund ta ndihmojë Shqipërinë dhe të zgjidhë tensionet midis dy palëve, por është në interesin e Shqipërisë, që ta zgjidhë ngërçin politik në mënyrë të mençur. Ju nuk keni shumë miq, jo aq sa ju duhen, dhe miqtë më të mirë të Shqipërisë janë në Parlamentin Evropian. Ndaj, na jepni arsyen për të qenë të suksesshëm dhe aktivë”, - ka pohuar ai.
Ky lajm është publikuar: 04/03/2010