Krimet e Rënda Dështon seanca, Dajti: Nuk vij, jam i sëmurë
Autori i Lajmit: Redaksia
Dritan Dajti i akuzuar për vrasjen e katër policëve në Durrës më 7 gusht 2009 nuk shkoi as dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, duke dështuar për të disatën herë seancën gjyqësore në ngarkim të tij. Shkak i mosparaqitjes së Dritan Dajtit për tu gjykuar para Krimeve të Rënda është gjendja e tij e rëndë shëndetësore, si pasojë e tre plumbave me të cilët u qëllua gjatë përleshjes me armë me forcat e policisë në Durrës ndodhur në verën e vitit të kaluar gjatë aksionit për arrestimin e tij. Dje në gjykatë u paraqit vetëm avokati Agron Lalaj, qw mbron ish-oficerin e policisë Maringlen Muça, i cili është arrestuar për dhënie ndihme ndaj Dritan Dajtit gjatë kohës që ai ishte në kërkim. Dritan Dajti akuzohet se në përleshje të armatosur me policinë në datë 78 gusht 2009, qëlloi me armë dhe vrau katër efektivat e polcisë, Fatos Xhani, Sajmir Duckollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feska. Nw shkwmbim zjarri u vra edhe Ledion Mara, qw ndodhej nw makinw me Dritan Dajtin, ndwrsa ky i fundit, nw atw kohw person i shumwkwrkuar, pwsoi tre plumba nw trup derisa tentoi tw arratisej nga vendi i ngjarjes. Nw aksion pwr kapjen e Dritan Dajtit ishin angazhuar 16 efektivw policie, tw veshur civilw.
Ish-oficeri spiun i
Dajtit kërkon lehtësi
Ish-inspektori i Krimeve për zonën e Durrësit, Mariglen Muça, njëri nga të akuzuarit që ndodhen në proces gjyqësor së bashku me Dritan Dajtin i kërkoi gjykatës ti lehtësohet masa e sigurisë nga arrest me burg në një masë më të lehtë. Avokati i tij, i tha gjykatës se klienti i tij nuk paraqet rrezikshmëri, pasi ai akuzohet vetëm për shpërdorim detyre dhe jo për masakrën e shtatë gushtit, ku katër efektivë policie mbeten të vrarë së bashku me një civil. Gjykata e Krimeve të Rënda e rrëzoi këtë kërkesë si të pabazuar në ligj dhe në prova. Prokuroria pretendon se ish-inspektori ka shpërdoruar detyrën gjatë kohës që mbulonte zonën e plazhit në Durrës, zonë në të cilën strehohej prej muajsh Dritan Dajti dhe Ergest Xhoxhi. Si përherë në proces ka munguar Dritan Dajti për të cilin gjykata vazhdon ti dërgojë fletë-thirrje në spitalin e burgut për të qenë i pranishëm në seancë. Por, i pandehuri nuk ka kthyer asnjëherë, duke e vënë gjykatën në udhëkryq, sepse togat e zeza nuk mund ta zhvillojnë procesin nëse nuk konfirmohet vënia në dijeni e Dajtit.
Ky lajm është publikuar: 04/03/2010