Kosovë, u vetëshpall imam i xhamisë, arrestohet Hoxha
Autori i Lajmit: Redaksia
Arrestohet imami nga Elbasani, Kastriot Duka i njohur me emrin Xhemal dhe dëbohet menjëherë për në Shqipëri. Lajmin e konfirmon policia e Kosovës.
Imami Kastriot Xhemal Duka, i cili ka kryer studime të herëpashershme në vendet arabe dhe kurse të ndryshme në ato vende dhe i njohur si bashkëpunëtor i ngushtë në përpjekjet për sensibilizimin fetar në Elbasan dhe zona të tjera të Shqipërisë, është arrestuar nga autoritetet dhe më pas deportuar në Shqipëri pasi e konsiderojnë atë si imamin e vetëshpallur të Marinës së Skenderajt.
Dyshimet
Një ditë më parë, nën dyshimet për aktivitete të paligjshme, Inspektorati Komunal i Skenderajt, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, e ka mbyllur xhaminë në Marinë. Ministria e Brendshme e Kosovës thotë përmes një komunikate se, Dukës i është ndërprerë qëndrimi i përkohshëm në territorin e Republikës së Kosovës, pasi që ai ka shkelur legjislacionin në fuqi, si dhe në disa raste ka cenuar rendin publik dhe kushtetues të Kosovës. “Elementët inkriminuese të vërtetuara edhe me paraqitjet publike të Dukës, flasin për një ndërrim të arsyes dhe qëllimit, për të cilin edhe i është dhënë leje qëndrimi në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë, për të shtuar se “Duka, së fundmi, me vendim të plotfuqishëm të gjykatës kompetente, ka qenë i shpallur fajtor për shkelje të legjislacionit në drejtim të qëndrimit të paligjshëm në Republikën e Kosovës”. “Ekzistojnë arsye të besueshme dhe të vërtetuara edhe nga vetë Duka në paraqitjet e tij publike, se qëllimi primar për të cilin ka kërkuar të qëndrojë në Kosovë, është ndryshuar dhe ka orientim krejtësisht tjetër. Lejeqëndrimi është lëshuar për zhvillimin e aktiviteteve humanitare, e jo të aktiviteteve të tjera, të cilat Duka i ka ushtruar në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPB-së. Xhamia në Marinë ishte e vetmja në Kosovë që nuk ishte nën juridiksionin e Bashkësisë Islame, ndaj pretendohet se Kastriot (Xhemal) Duka ushtroi funksionin e imamit pa bekimin e Bashkësisë. Kastriot Duka në Marinë ka drejtuar edhe shoqatën humanitare “Rahma/Mercy”.
Protesta
Sakaq në Skënderaj, dje është mbajtur një protestë, në shenjë të shprehjes së pakënaqësive për vendimin e mbylljes së përkohshme të xhamisë në fshatin Marinë. Policia e Kosovës tha se në protestën që ka zgjatur rreth 30 minuta, kanë marrë pjesë rreth 100 persona dhe se protesta ka përfunduar e qetë. Që nga mëngjesi i djeshëm, Ajnishahe Halimi, një nga iniciatorët e peticionit, të shndërruar tashmë në vendim ekzekutiv të kuvendit komunal, thotë se situata në Marinë është alarmante dhe Hoxha dyshohet se bën aktivitete të dyshimta ekstremiste islamike. “Unë jam myslimane dhe i përkas besimit fetar islam, mirëpo myslimane dhe respektim të fesë në mënyra tradicionale, siç ka qenë përpara, e jo me një kulturë iraniane a irakiane, sepse nuk kemi nevojë. Situata është më se alarmante, jo vetëm në Drenicë, por në tërë Kosovën me këtë sekt, sepse tërë Kosova, pas luftës, është përfshirë në një ekstremizëm, radikalizëm të fesë, gjë që çon te fondamentalizmi islamik”. “Unë do të doja të ik nga ky fundamentalizëm islamik. Ne kemi qenë të shqetësuar. Për këtë kemi bërë peticionin, i cili u nënshkrua nga 6 mijë qytetarë”, thotë Ajnishahe Halimi.
Reagimi i imamit
Por Duka ka reaguar duke akuzuar iniciatorët e peticionit, se kanë mbledhur nënshkrime të rreme. “Ka marrë nënshkrime të rreme, ka manipuluar në emër të Albin Kurtit. Ky nuk është vendim i drejtë, sepse shteti është i ndarë nga xhamia. Ne kemi Bashkësinë Islame në Kosovë, e cila ka të drejtë dhe kompetencë ta mbyllë xhaminë kur ka baza”. “Por, megjithatë, ne jemi në negociata me Bashkësinë Islame dhe shumë shpejt do ta zgjidhim problemin e xhamisë së Marinës”, tha Duka.
Ky lajm është publikuar: 04/03/2010