Reforma PD kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor
Autori i Lajmit: S. Topi
Kodi Zgjedhor, i miratuar pak muaj para zgjedhjeve të qershorit të vitit 2009, nuk i dha përfundimisht zgjidhje reformës zgjedhore. Edhe pse u miratua një sistem i ri zgjedhor dhe më pas dhe Kodi i ri Zgjedhor, menjëherë pas përfundimit të procesit të gjitha partitë politike, pasi u njohën dhe me rekomandimet e reja të OSBE/ODIHR-it, pranuan se duhen ende përmirësime në këtë drejtim. Më të gatshmet për këto ndryshime janë partitë e vogla, të cilat duket se dolën më të humbura nga sistemi proporcional rajonal. Lëvizja Socialiste për Integrim, madje, deklaroi pak ditë më parë se po bën gati paketën e ndryshimeve. Edhe demokratët janë të gatshëm për përmirësime të reformës zgjedhore, por kundërshtojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor. Deputetit demokrat Fatos Beja pohon për gazetën “Ballkan” se nuk është mirë që sistemi zgjedhor të ndryshohet pas çdo palë zgjedhjesh. Sipas tij, problemi nuk është te ligji zgjedhor, por tek zbatimi i tij. Ndërkohë që socialistët nuk pranojnë të japin alternativa para se të bëhet hetimi i zgjedhjeve të 28 Qershorit.
Kodi Zgjedhor
“Unë personalisht nuk jam për ndryshimin e sistemit zgjedhor. U bënë gati 20 vjet që Shqipëria bën zgjedhje të lira dhe për çdo zgjedhje ka rekomandime nga ndërkombëtarët dhe këto rekomandime shkallë-shkallë janë realizuar”, - pohon Beja, i pyetur nëse duhet të ndryshojë apo jo sistemi zgjedhor, i cili mori mjaft kritika sidomos nga partitë e vogla. Sipas tij, zgjedhjet e fundit ishin më të mirat të realizuara ndonjëherë, sepse nuk pati probleme as me listat e votuesve që është alfa e një procesi, as me identifikimin e individit që voton dhe as në aspekte të tjera që kanë qenë problem në zgjedhjet e kaluara. “Por ne kemi një raport të ODIHR që është instrumenti ndërkombëtar i certifikimit në të gjitha vendet e Evropës, dhe në këtë raport jepen disa rekomandime, disa prej të cilave kanë qenë prej shumë zgjedhjeve dhe disa që lidhen dhe zgjedhjet e fundit. Absolutisht këto përbëjnë punën e Parlamentit për sa u përket zgjedhjeve, sepse është një raport i bërë nga palët e treta që nuk janë anësuar me asnjë palë, por janë ekspertë të bërjes së zgjedhjeve demokratike, për të pasur një produkt demokratik, Qeveri dhe Parlament demokratik të dalë nga vota e lirë. Është për ti parë një për një të gjitha zgjedhjet dhe rekomandimet. Është puna që duhet të bëjë Parlamenti dhe kjo është baza”, - pohon ai. Madje, Beja shton se, në qoftë se PS është vërtet e shqetësuar për zgjedhjet e ardhme, mund ti përmirësonte ato duke u bazuar te rekomandimet dhe jo duke protestuar në rrugë. “Nëse PS do të kishte shqetësim për zgjedhjet e ardhshme dhe jo objektiv për të marrë pushtetin në rrugë jo nëpërmjet votës, ka qenë tërësisht e mundur të merrte ato rekomandime, por dhe shqetësime të tjera që mund të ketë, dhe të bëjmë ndryshimet e duhura në kod që të mos kemi zgjedhje të kontestuara, sepse kjo nuk është e mirë për gjithë vendin”, - pohon ai. Në këtë ligj Beja vlerëson dhe nismën e fundit të LSI-së, e cila ka deklaruar se po përgatit një paketë ndryshimesh për reformën zgjedhore. Ndërkohë, ligjvënësi socialist Damjan Gjiknuri pohon se PS do të japë rekomandimet e saj për reformën zgjedhore vetëm pasi të bëhet hetimi i zgjedhjeve të 28 Qershorit. “Reforma zgjedhore do të nisë pas përfundimit të punës së komisionit hetimor. Pas përfundimit të punës të këtij komisioni të gjitha problemet e dala prej tij, por dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR do të jenë baza për ndryshimet e Kodit Zgjedhor”, - ka pohuar një nga hartuesit e Kodit të ri Zgjedhor. Pak ditë më parë, republikani Sabri Godo deklaroi për “Ballkan” se duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor duke u kthyer tek ai që ishte, pra, mazhoritar ose zbatimi i një sistemi proporcional kombëtar të pastër dhe jo ky që u zbatua për zgjedhjet e 28 Qershorit, i cili nuk është i duhuri për vendin tonë.
Ky lajm është publikuar: 04/03/2010