E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria mposhtet nga Zvicra 2:0, shënojnë Shaqiri e Inler

Shqipëria ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror. Zvicra e ka mposhtur përfaqësuesen shqiptare me rezultat 2 me 0. Dy gabime në mbrojtje i kushtuan Shqipërisë, e cila në këtë takim pati një paraqitje solide përballe një paraqitje të fortë sic është Zvicra.
 

Shaqiri shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 22, duke shfrytëzuar një gabim në mbrojtje, ndërsa në minutën e 68 gjyqtari kryesor referoj penallti të dyshimtë për Zvicrën, të cilën e realizoi Inler.
 

Për Zvicrën luajtën 5 futbollistë shqiptar në këtë takim, Shaqiri, Xhaka, Mehmedi, Behrami dhe Xhemajli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›