E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tifozat Kuq e Zi’ mbushin 8 vjeç

TIRANË-"Tifozat Kuq e Zi" festojnë sot përvjetorin e 8-të të krijimit të tyre.

"Tifozat Kuq e Zi" janë grup i tifozëve më të flaktë të Kombëtares shqiptare në futboll dhe të të gjithë sportistëve shqiptarë në përgjithësi. Në këtë grup bëjnë pjesë të gjithë ata tifozë të cilët e kanë përkrahur Shqipërinë prej vitesh në ndeshjet e saj në vend dhe në mbarë Europën.

Prej tyre ka marrë dhenë dhe shprehja e njohur ‘O sa mirë me kenë shqiptarë!’.

“Qëllimi ynë është t'i mbledhim rreth vetes të gjithë sportdashësit shqiptarë në misionin fisnik të përkrahjes së Kombëtares dhe dhënies së kontributit në sukseset e saj. Duam ta zgjerojmë rrjetin tonë në mbarë botën dhe t'i organizojmë tifozët shqiptarë. T'i këndojmë Shqipërisë sonë me një zë, të jemi lojtari i 12-të i Kombëtares dhe të jemi dita-ditës më të organizuar dhe më të koordinuar. Derisa çunat t'i zhvillojnë betejat e tyre në fushë dhe të luftojnë për flamurin kuq e zi, ne do ta zhvillojmë luftën tonë, njësoj të rëndësishme, atë të prezantimit dinjitoz të vendit tonë kudo që të shkojmë”, shkruajnë në faqen e tyre online ‘Tifozat Kuq e Zi’.

Me rastin e këtij përvjetori të 8-të të tyre, TKZ ka mbajtur sot festime në orën 14:00 në Parkingun P4 para stadionit "Swissporarena" ku edhe do të zhvillohet ndeshja me Zvicren. (Ne foto ilustruese jane tifozat sot ne Zvicer duke festuar).

Duket se surpriza priten gjatë ndeshjes me Zvicrën. 

CAST MADHESHTOR NGA TKZ :

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›