E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi: Titujt, para golave

Superylli argjentinas, Lionel Messi, preferon të sjellë më shumë tituj në Camp Nou sesa ta përsërisë apo thyejë rekordin prej 72 golash nga sezonin i kaluar.

Edhe pse "numri 10" kontribuoi maksimalisht me golat e tij në sezonin e kaluar, Blaugranët nuk arritën ta fitojnë as La Ligan e as Ligën e Kampionëve.

“Sezoni i kaluar ishte i paharrueshëm. Unë nuk i vë golat dhe numrat te sezonet e mia, por mendoj sa më shumë tituj, aq më mirë”.

“Në fillim të sezonit unë dua gjithçka, golat, titujt, por kampionati do të ishte shumë i dëshiruar nga unë”, ka thënë 25-vjeçari për ESPN Deportes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›