Dopingu, Adrian Mutu pozitiv në kontroll
31-vjeçari, i skualifikuar një herë për përdorim kokaine, kësaj here ka përdorur sibutraminë, një stimulant që zvogëlon efektet e urisë. Kontrollet janë kryer nga komisioni antidoping i Komitetit Olimpik Italian më datë 10 janar, në përfundim të ndeshjes Fiorentina-Bari (2-1 për Fiorentinën, njëri prej golave u shënua nga Mutu).Lojtarit iu njoftua lajmërimi gjatë stërvitjes së sotme dhe menjëherë ai e ndërpreu punën për t’u larguar drejt stadiumit “Artemio Franki”. Në dijeni të lajmit është vënë edhe drejtori sportiv i Fiorentinës, Pantaleo Korvino.