Shqiptari ngacmoi seksualisht me dhjetra nënpunëse italiane
10/02/2012 Shënjestronte gra të vetmuara si infermiere, shofere, etj, u deklaronte dashuri e më pas…
ITALI- Policia italiane arrestoi dje një 46-vjeçar shqiptar që akuzohet se ka ngacmuar seksualisht disa gra që ishin të angazhuara në veprimtari publike. Gratë jetonin të vetmuara në shtëpitë e tyre dhe ky fakt i ka dhënë më tepër hapësirë shqiptarit. Viktima e parë ishte një punonjëse e një agjencie udhëtimi, një tjetër rast ishte shofere e transportit publik dhe disa të tjera ishin infermiere. Mediat italiane raportojnë se shqiptari vepronte në Pisa, ku përndiqte për disa muaj gratë që punonin apo frekuentonin qendrën historike të këtij qyteti. Pas një serie ankesash për mbajtje peng dhe ngacmime seksuale, ra në pranga F. Bugjezi, shqiptari 46 vjeçar, i cili u arrestua dhe u dërgua në burgun Don Bosko. Viktima e parë ishte një punonjëse e një agjencie udhëtimi, e cila u vu në shënjestër nga Buzgjezi. Ai ishte paraqitur në zyrat e saj dhe teksa i ka deklaruar se kishte rënë në dashuri me të, qëndronte aty pa lëvizur derisa ishte kërkuar ndërhyrja e policisë. Në një rast Bugjezi e ka ndjekur një nëpunëse deri te dera e shtëpisë, ndaj pas denoncimit të saj policia vendosi ta ndalonte që ai të shkonte në vende që frekuentohen nga kjo grua. Në këtë pikë, shqiptari për të zbrazur qëllimet e tij seksuale iu vu pas një shofereje të transportit publik lokal të kompanisë së autobusëve. Gjatë ndalesës, ku do zbriste në stacion, ai arriti ti afrohej nga prapa dhe i kaloi një dorë në mes të këmbëve të saj para se të ikte. Shoferja e denoncoi për ngacmim seksual. Hetimet e skuadrës së policisë së Pisas kanë lejuar që të mblidhen fakte dhe prova, sipas të cilave shqiptari ka ngacmuar seksualisht disa infermiere të Departamentit të Spitalit Ortopedik të Pizës. Raste të tjera të dyshuara janë ato të ngacmimit seksual ndaj pronares së dyqani apo disa punonjëseve të një qendre kulturore të federatës së të rinjve. Në bazë të rindërtimit të ngjarjeve nga policia, Bugjezi i zgjidhte viktimat e tij në mesin e grave të vetmuara dhe të angazhuara në aktivitete të hapura publike.