E Diel, 1 Nëntor 2026

25 vjet burg Enver Dondollakut, krahut të djathtë të Aldo Bares

10/02/2012  Vendimi nga Krimet e Rënda

TIRANË- I ka shërbyer kërkesa për gjykim të shkurtuar Enver Dondollakut, krahut të djathtë të Aldo Bares, për t’i shpëtoi burgimit të përjetshëm. Vendimi u dha dje nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila vendosi që Dondollaku do të qëndrojë prapa hekurave 25 vite. Ai është cilësuar si një prej anëtarëve më aktivë të Bandës së Lushnjes dhe nga hetimet e prokurorisë është gjetur fajtor për pesë vrasje, mes të cilave dhe ato të oficerit të policisë, Klenti Bano dhe punonjësit tjetër nga rradhët e bluve, Sinan Meta. Enver Dondollaku u dënua në mungesë, pasi ai prej disa vitesh ndodhet në burgjet italiane duke vuajtur një dënim për trafik narkotikësh. Dosja penale ndaj tij u rigjykua nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi ishte rikthyer me vendim të Apelit, për shkak të shkeljeve të rënda proceduriale që ishin vërejtur gjatë gjykimit të parë. Ai u arrestua në maj të vitit 2006 në qytetin e Padovës në Itali, ndërsa mbante me vete një pasaportë çeke me emrin Denis Chochlanov.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›