E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ismail Kadare: Kufijtë e Ballkanit, të paprekshëm

TIRANE - Shkrimtari Ismail Kadare mendon se idetë për shkëmbim territoresh apo ridefinim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë rrezikojnë destabilizimin e rajonit.

Në një intervistë për “Presheva Jonë”, Kadare deklaroi se pajtohet plotësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe i bashkohet zërave të tyre për paprekshmërinë e kufijve të Bakllkanit.

“Këto ide janë të rrezikshme për perspektivën e rajonit pas gjithë atij mundi, pas gjithë atij investimi energjie nga ndërkombëtarët për promovimin e paqes dhe vënies së stabilitetit në rajon, pas gjithë atyre vuajtjeve dhe tmerrit që kishte përjetuar Ballkani këto vitet e fundit.”- thekson shkrimtari.

Sipas Kadaresë, sot nuk po bëhet aq sa duhet për Kosovën, pasi çdo angazhim për të nuk mjafton kurrë. Sipas tij, situata në situata në Luginën e Preshevës është e papranueshme, pasi shqiptarët atje ballafaqohen çdo ditë me diskriminimin e të drejtave të tyre.

“Perspektiva e Luginës së Preshevës, sikur viset e tjera të Ballkanit, duhet të jetë kah Evropa, gjë kjo e cila mund të bëhet me një angazhim më të madh të përfaqësuesve të Luginës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Prandaj, po e përsëris se populli ynë shqiptarë si në Kosovë ashtu në Luginë të Preshevës me një të kaluar me vështirësi të mëdha e me saktifica sot mund të themi se nuk është duke u bërë mjaft, aq sa duhet për ta, sepse ato e meritojnë edhe më shumë. Nuk është kurrë shumë të bësh për ta. Është gjithmonë pak…”- shprehet Kadare.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›