E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria e Krimeve te Renda dergon kerkesat ne gjykate

Tirane-Prokuroria e Krimeve te Renda, ka derguar ne gjykate kerkesat per sekuestrim te 14 pronave, qe jane ne llogari te dy prej pjesetareve te Bandes se Lushnjes dhe asaj te Durresit. Ne baze te ligjit te ri Antimafia, prokuroria ka te drejte te kerkoje sekuestrim te ketyre pronave. Disa nga keto prona qe pritet te sekuestrohen nga gjykata i perkasin nje prej anetareve te Bandes se Durresit, Klodian Saliu, i vrare pese vjet me pare. Ndersa pjesa tjeter, jane per llogari te Afrim Hoxhes, anetar i Bandes se Lushnjes, i cili ndodhet si i pandehur ne gjykim. Pas miratimit te ligjit te ri Antimafia, parashikohet edhe hetimi pasuror pas vdekjes, ne rast se personi ka qene i implikuar ne organizata kriminale. Keshtu ligji parashikon konfiskim te pasurise bazuar ne indicie per: a) pjesemarrje ne organizata kriminale ose ne grupe te strukturuara kriminale, b) pjesemarrje ne organizata terroriste ose ne banda te armatosura, c) kryerjen e veprave te tjera per qellime terroriste, si dhe kryerjen e krimeve per qellime te fitimit te pasurive te paligjshme. Ky kuader i ri ligjor do te zbatohen edhe ndaj pasurive te personave te aferm si dhe ndaj trashegimtareve te personit, subjekt i zbatimit te ketij ligji, por ne cdo rast, jo me vone se 5 vjet nga data e vdekjes. Duke qene se nga ligji i meparshem ne mjaft sekuestrime sistemi i drejtesise deshtoi, ne kete ligj antimafia ne ekzekutimin e mases se sekuestros shtohet edhe funksioni i permbaruesit gjyqesor. Qellimi i ketij ligji eshte parandalimi dhe goditja e krimit te organizuar, permes konfiskimit te pasurive te personave, te cilet kane nje standard te pajustifikuar jetese, si rezultat i aktivitetit te dyshuar kriminal.
Sekuestrimi
Disa nga keto prona qe pritetet te sekuestrohen nga gjykata i perkasin nje prej anetareve te Bandes se Durresit, Klodian Saliu, i vrare pese vjet me pare. Ndersa pjesa tjeter, jane per llogari te Afrim Hoxhes, anetar i Bandes se Lushnjes, i cili ndodhet si i pandehur ne gjykim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›